BSH: Inflacioni në muajt e verës u rrit edhe nga... kondicionerët
Rritja e numrit të familjeve që konsumuan më shumë se 700 kWh energji dha ndikim në rritjen e inflacionit gjatë verës. Sipas analizës së Bankës së Shqipërisë, kontributi i kategorisë “Mallra me çmime të rregulluara” u rrit me rreth 0.1 pikë përqindjeje në tremujorin e tretë, i ndikuar nga zëri i pagesës së energjisë elektrike.

Rritja e numrit të familjeve që konsumuan më shumë se 700 kWh energji dha ndikim në rritjen e inflacionit gjatë verës.
Sipas analizës së Bankës së Shqipërisë, kontributi i kategorisë “Mallra me çmime të rregulluara” u rrit me rreth 0.1 pikë përqindjeje në tremujorin e tretë, i ndikuar nga zëri i pagesës së energjisë elektrike.
Banka e Shqipërisë vëren se, zgjerimi i peshës së familjeve që konsumojnë më shumë se 700 kWh/muaj ka ndikuar në rritjen e çmimit mesatar të energjisë në muajt korrik dhe gusht 2026.
Në tërësinë e vet, rritja e inflacionit gjatë muajve të fundit ka ardhur, në masën më të madhe, nga rritja e çmimeve të naftës dhe të lëndëve të para energjetike, si pasojë e konfliktit në Lindjen e Mesme, si dhe kontributet më të larta të kategorisë së mallrave ushqimore të papërpunuara.
Nga ana tjetër, presionet e brendshme inflacioniste u zbutën, duke reflektuar ngadalësimin e inflacionit të qirave dhe të disa shërbimeve të tjera.
Ky zhvillim përcaktoi edhe trajektoren rënëse të inflacionit brenda tremujorit të tretë: nga niveli 3.4% në korrik, në 3.2% në gusht dhe 2.9% në shtator.
Kontributi i ushqimeve në inflacion u rrit gjatë tremujorit të tretë, duke arritur në 1.1 pikë përqindjeje. Kjo ecuri u ndikua kryesisht nga ushqimet e papërpunuara, kontributi i të cilave u rrit me 0.2 pikë përqindjeje, falë përshpejtimit të ndjeshëm të inflacionit të perimeve.
Edhe kontributi i kategorisë “mallra joushqimore” u rrit me 0.2 pikë përqindjeje krahasuar me tremujorin paraardhës, kryesisht si pasojë e çmimeve më të larta të karburanteve, në reflektim të zhvillimeve në tregjet ndërkombëtare. Inflacioni vjetor i karburanteve u përshpejtua në 21% në muajin shtator, nga 4% në muajin qershor.
Megjithatë, ky ndikim u kompensua pjesërisht nga rënia e inflacionit të një pjese të mallrave të tjera, veçanërisht e veshjeve dhe këpucëve.
Komponentët më të qëndrueshëm të inflacionit ndikuan kryesisht në kahun ngadalësues. Kontributi i kategorisë së strehimit u ul me 0.2 pikë përqindjeje krahasuar me tremujorin paraardhës, duke reflektuar ngadalësimin në 4.7% të inflacionit të qirave, nga 7.2% në tremujorin e dytë.
Ndërkohë, komponentët e tjerë dhanë një kontribut më të ulët prej 0.1 pikë përqindjeje, ku spikati ngadalësimi i inflacionit të shërbimeve të komunikimit celular dhe, në një masë më të moderuar, i shërbimeve të kafeneve dhe restoranteve./ Monitor
Lexo edhe
AKTUALITET
Shqipëria ndan më pak të ardhura për më të varfrit se i gjithë rajoni

FOTO/ Kjo është mjekja që humbi jetën në aksidentin tragjik pranë tunelit të Murrizit

Po protestonin paqësisht, efektivët shoqërojnë disa qytetarë

Rrjetet kineze të pastrimit të parave në shërbim të karteleve meksikane, si bashkëpunojnë me mafian shqiptare
Ndjekja nga policia/ 40-vjeçari shqiptar gëlltit kokainën, në gjendje kritike në spital





