Basketbollisti amerikan arrestohet me 34 kg kanabis në valixhe, tentoi të largohej duke braktisur bagazhet…
Një basketbollist profesionist nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës është arrestuar në Nigeri, pasi iu gjetën rreth 34 kilogramë kanabis në valixhet e tij në aeroportin kryesor të Lagos

Një basketbollist profesionist nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës është arrestuar në Nigeri, pasi iu gjetën rreth 34 kilogramë kanabis në valixhet e tij në aeroportin kryesor të Lagos. Bëhet fjalë për Greene Da’monte Khiree, 28 vjeç, nga shteti i Xhorxhias, i cili kishte mbërritur në Nigeri nga Tajlanda, përmes Emirateve të Bashkuara Arabe.
Sipas Agjencisë Kombëtare për Luftën kundër Drogave në Nigeri (NDLEA), basketbollisti u arrestua të mërkurën, pasi punonjësit e aeroportit vunë re se ai kishte braktisur dy valixhet e regjistruara në emrin e tij dhe po përpiqej të largohej vetëm me bagazhin e dorës.
Gjatë kontrollit, në dy valixhet u zbuluan 32 pako me një lloj kanabisi të njohur si “Loud”, një variant me përqendrim të lartë të substancës narkotike. Sasia totale e sekuestruar ishte 33.95 kilogramë. Autoritetet bënë të ditur se në bagazhe u gjet edhe një pajisje gjurmuese.
Gjatë marrjes në pyetje, 28-vjeçari deklaroi se kishte luajtur basketboll profesionist në Tajlandë dhe se kishte udhëtuar drejt Nigerisë për të krijuar kontakte dhe zgjeruar rrjetin e njohjeve në funksion të karrierës së tij sportive. Megjithatë, sipas autoriteteve, kontrolli i telefonit të tij zbuloi të dhëna që tregonin dijeninë dhe përfshirjen e mundshme në trafikun e drogës.
Basketbollisti nuk ka bërë ende një reagim publik lidhur me akuzat. Ndërkohë, Federata Ndërkombëtare e Basketbollit (FIBA) regjistron një lojtar me emrin Damonte Greene, paraqitja e fundit e të cilit në databazën e federatës rezulton në turneun Phuket Elite Cup në Tajlandë, më 26 shtator.
Lexo edhe
SPORT
Nga Belgjika te Belgjika, në dy muaj Italia rikthehet sërish në pikën e nisjes

Lukaku tërhiqet nga kombëtarja e Belgjikës

Dëmtohet Edon Zhegrova, shqetësim edhe për Juventusin
Bajerni-Real Madridit: Ok, Olise kushton 300 milionë Euro!

Bernardo Silva ndez sirenat e alarmit te Realit të Madridit, largohet nga grumbullimi i Portugalisë

FSHF mbush arkën, zbulohet shifra e majme që përfituan nga Nations League

Humbja me Shqipërinë, trajneri i Bjellorusisë: Zemërim i madh, por ringrihemi

Milan merr lajme të këqija nga Franca, dëmtohet portieri Maignan





