Editorial Emisione Investigime Aktualitet Sociale Politikë Kosova Bota Showbiz Lifestyle Sport
TË FUNDIT
Tragjike! Kjo është mjekja që humbi jetën në aksidentin tragjik pranë tunelit të Murrizit NATO anulon samitin në Shqipëri, Rutte: Takimet do të zhvillohen vetëm kur të ketë nevojë SPAK kërkon ekstradimin menjëherë në Shqipëri të "Sakatit", i përfshirë në goditjen e Lulzim Mashës “Kujtoni fatin e Pompeut”/ Irani kërcënon SHBA-në: Edhe ushtria më e fuqishme mund të mposhtet! EMRAT/ Përleshje me thikë në burgun e Durrësit, një i plagosur “AI nuk zëvendëson policinë në rrugë, por bën punën e 30 efektivëve”/ Si po përdoret inteligjenca artificia... Vdes “Kumbari” i karteleve të Meksikës. Kush ishte Miguel Gallardo që ndryshoi trafikun e drogës dhe alranc... Kushte atmosferike të paqëndrueshme/ Njihuni me parashikimin e motit Nga frigoriferët e hackeruara tek alarmet për bomba! Kush po shkakton kaos në Evropë? KLSH: 783 milionë lekë subvencione pa kontroll për transportin publik në Tiranë BSH: Inflacioni në muajt e verës u rrit edhe nga... kondicionerët Shqipëria ndan më pak të ardhura për më të varfrit se i gjithë rajoni
SPORT

Wenger tërhiqet nga gara për president të FIFA-s, Infantino drejt mandatit të katërt

Arsene Wenger ka vendosur të mos kandidojë përballë Gianni Infantinos në zgjedhjet e ardhshme për president të FIFA-s

P
Piranjat16 November 2026, 08:59 · 2 min lexim
Wenger tërhiqet nga gara për president të FIFA-s, Infantino drejt

Arsene Wenger ka vendosur të mos kandidojë përballë Gianni Infantinos në zgjedhjet e ardhshme për president të FIFA-s.

Ish-trajneri legjendar i Arsenalit kishte shqyrtuar mundësinë për të garuar për postin e të parit të futbollit botëror, por sipas burimeve të “BBC Sport”, francezi ka vendosur të tërhiqet nga kjo ide.

Wenger aktualisht mban pozitën e shefit për zhvillimin global të futbollit në FIFA dhe konsiderohej si një kandidat që mund të kishte mbështetjen e UEFA-s, e cila ka kundërshtuar disa nga planet e Infantinos.

Tërheqja e tij shihet si një lajm pozitiv për Infantinon, i cili synon të sigurojë një mandat të katërt në krye të institucionit më të lartë të futbollit botëror.

Ndërkohë, UEFA vazhdon të kërkojë një kandidat alternativ përballë presidentit aktual, para përfundimit të afatit të aplikimit të mërkurën.

Deri më tani, ish-mbrojtësi i Tottenhamit, Ramon Vega, ka shpallur kandidaturën e tij, ndërsa edhe presidenti i nderit i Federatës Japoneze të Futbollit, Kozo Tashima, ka shprehur synimin për të garuar.

Megjithatë, Tashima ende nuk i ka siguruar pesë mbështetjet e nevojshme nga federatat anëtare për ta zyrtarizuar kandidaturën.

Nga ana tjetër, Infantino vazhdon të ketë mbështetje të madhe në Amerikën e Jugut, Afrikë dhe Azi, duke synuar vazhdimin e drejtimit të FIFA-s edhe për një mandat tjetër.

SHPËRNDAJE

Lexo edhe

SPORT

Me rëndësi

Ndiqni Piranjat kudo.

Investigime, denoncime dhe satirë — zëri që nuk hesht.