"Do ta bëja nëse është e nevojshme"/ Trump për Elon Musk: Do ta mbroj nëse demokratët nisin hetime...
Presidenti amerikan Donald Trump ka deklaruar se do të mbrojë miliarderin Elon Musk në rast se demokratët nisin hetime ndaj tij pas zgjedhje...
Presidenti amerikan Donald Trump ka deklaruar se do të mbrojë miliarderin Elon Musk në rast se demokratët nisin hetime ndaj tij pas zgjedhje...
Autoritetet franceze pezulluan sot importin dhe shitjen e prezervativëve ultra të hollë prej lateksi për meshkuj të prodhuar nga kompan...
Një moment i sikletshëm për ministren e Administratës Publike, Adea Pirdeni u shënua këtë të hënë gjatë p...
Barcelona do të presë në ndeshjen e raundit të katërt të Ligës së Kampioneve, Aston Villan e Unai Emery. Trajneri i kata...
Kombëtarja shqiptare e vajzave do të mësojë nesër ekipet kundërshtare me të cilat do të përballet në edicionin...
Dhe pikërisht menjëherë pas kësaj ndeshjeje drejtuesit e klubit nga Stambolli mbajtën një mbledhje të jashtëzakonshme ku...
Një valë e re moti të keq ka përfshirë disa zona të Greqisë, ku reshjet e dendura të shiut dhe stuhitë pritet t&eum...
Kreu i Grupit Parlamentar të PD, Gazment Bardhi në “News24”, komentoi projektbuxhetin për 2027. Gjatë intervistës, Bardhi t...
Lionel Messi vazhdon të shkëlqejë në futbollin botëror, duke iu afruar një tjetër arritjeje historike në karrierën...
Sektori i ndërtimit, i cili prej vitesh ka shërbyer si motori i pandalshëm i ekonomisë në Shqipëri, duket se ka prekur pikën...

Banka Kombëtare Tregtare po aplikon një strategji agresive të zhvendosjes së kapitalit të mbledhur nga kursimet e shqiptarëve drejt tregjeve ndërkombëtare, duke krijuar atë që mund të konsiderohet si një "hemorragji financiare" për ekonominë vendase.
Vetëm gjatë tremujorit të tretë të vitit 2026, banka ka bërë një lëvizje të madhe taktike duke dërguar jashtë vendit plot mbi 9.4 miliardë LEK (rreth 103 milionë Euro) brenda një periudhe 3-mujore.
Kjo lëvizje përfshin shtimin e depozitave në bankat jorezidente me 4.25 miliardë LEK dhe dhënien e huave për institucionet financiare të huaja në vlerën e 5.16 miliardë LEK-ëve, kryesisht për të përfituar nga normat e larta të interesit në Eurozonë.
Hemorragji financiare
Kjo lëvizje e fundit është vetëm maja e ajsbergut, pasi stoku total i parave që BKT ka nxjerrë jashtë Shqipërisë ka arritur shifra kolosale. Sipas të dhënave të pasqyrave të audituara financiare, stoku i plotë i vendosjeve totale të BKT-së jashtë vendit kap vlerën e jashtëzakonshme prej mbi 2.22 miliardë Euro.
Ky mal gjigand parash, i cili e kthen BKT-në në një fond investimesh globale, përbëhet nga 1.75 miliardë Euro në letra me vlerë ndërkombëtare dhe Eurobonde, 267.1 milionë Euro në depozita afatshkurtra likuiditeti në banka të huaja dhe plot 377.5 milionë Euro në kredi të dhëna direkt për institucione financiare ndërkombëtare.
Kjo është një strukturë thellësisht problematike. Mbi një e treta e të gjithë pasurisë dhe likuiditetit të mbledhur nga BKT nuk qëndron në Shqipëri, por është e shpërndarë nëpër tregjet ndërkombëtare në formë Eurobondesh, depozitash dhe huash ndërbankare, duke lënë vetëm 66% të aseteve për tregun vendas.
Përveçse thajnë ekonominë kombëtare nga likuiditeti, i cili shkon jashtë dhe nuk financon rritjen ekonomike të vendit, këto zhvendosje masive mbartin një pikëpyetje të madhe rregullatore. Raportet zyrtare të bankës nuk zbulojnë se në cilat vende specifike janë investuar këto para dhe çfarë klase risku (credit rating) kanë këto instrumente të huaja.
Por nën zë flitet se BKT ka investuar edhe në aksione apo bonde afrikane apo Azerbajxhan, vende të cilat nuk njihen për siguri të lartë investimesh. Duke qenë banka më e madhe në vend, strategjia e BKT i shkakton kosto jo të vogla Shqipërisë./Kapital
Është shtyrë për nesër në orën 13:00 seanca për ish-drejtoreshën e Shish Vlora Hyseni në Apelin e Posaç...
Një qytetar i irrituar ka denoncuar bankën e nivelit të dytë Raiffaisen me filial te Komuna e Parisit në Tiranë, se i ka vjedhur ...
Një banesë është grabitur mbrëmjen e 31 tetorit në fshatin Finiq. Pre e vjedhjes ka rënë Eleni Anastasi, së cil&eum...
Shqiptarët po largohen në numër gjithnjë e më të madh drejt Italisë. Gjatë vitit 2025, autoritetet italiane lëshua...
Mund të jetë skandali më i madh legjislativ i qeverisjes socialiste, në këto 13 vite pushtet, propozimi nga qeveria për të nd...
Protesta studentore po zgjerohet në ambientet universitare, ku të rinjtë vijojnë t’u bëjnë thirrje kolegëve të tyr...
Rregulla të reja për bateritë dhe mbetjet e tyre, nga prodhimi dhe importi, vendosja në treg, përdorimi e deri te grumbullimi dhe rici...
Rreth 200 kilometra rrugë në Shqipëri do të monitorohen nga sistemet e reja inteligjente. Policia e Shtetit ka nisur përgatitjen e efe...
Avokati i njohur Saimir Vishaj është në gjendje të rëndë shëndetësore, pasi është rrëzuar aksidentalisht...
Një banesë në fshatin Finiq është grabitur mbrëmjen e 31 tetorit nga persona ende të paidentifikuar. Pre e grabitjes ka r&eu...