Editorial Emisione Investigime Aktualitet Sociale Politikë Kosova Bota Showbiz Lifestyle Sport
TË FUNDIT
Zvicra/ Dy ndeshje pa kapitenin, Akanji nuk e fsheh rëndësinë e Granit Xhakës Kylie Jenner përballet me padi nga ish-punonjësja, pretendon se e mbajtën të mbyllur në dollap për më shumë... 2.84 miliardë lekë për Gardën e Republikës, ja si do të ndahen fondet në 2027! Opozita ngre shqetësimin për... “11.11”, Dita e Beqarëve që u kthye në festën më të madhe të blerjeve në botë, si lindi tradita dhe pse e t... Kërkojnë dorëheqjen e Ramës, studentët nisin marshimin drejt Ministrisë së Arsimit Katër shtete të BE-së sfidojnë ultimatumin e Merz për financimin e Ukrainës: E papranueshme! Zhupa: Rama të dëgjojë BE, kërkohet zgjidhje politike dhe jo represion “Nëse nuk do të ishte politika, do të ishim miq të mirë”, zbulohet letra që Trump i la Bidenit në Zyrën Ova... Alarme për bomba në shkollat italiane, reagon Meloni: Nuk ka rrezik konkret, po hetohet një strategji për t... Plas me Jasir Asanin në Iran, gjyqtari anësor e pëson keq pas ofendimeve me familje Kumbaro njoftoi leksion të hapur, studentët e Mjekësisë mblidhen te QSUT, ministrja nuk shkon Muzeu hebraik në Vlorë, Gjykata lë në fuqi pezullimin e punimeve
SHOWBIZ

Bella Hadid shfaqet kokë e këmbë e dashuruar me partnerin e ri

P
Piranjat11 November 2026, 15:22 · 2 min lexim
Bella Hadid shfaqet kokë e këmbë e dashuruar me partnerin e ri

Pas ndarjes nga kalorësi Adan Banuelos, supermodelja duket se ka nisur një romancë të re. Këtë herë, nuk janë më thashethemet, por vetë Bella që ka ndarë momentet romantike me partnerin e ri.

Bella Hadid duket se ka vendosur të mos e mbajë më të fshehtë jetën e saj sentimentale. Supermodelja ka ndarë në rrjetet sociale disa fotografi nga një mbrëmje e veçantë, ku shfaqet mjaft e afërt me Nathan Lacy, mashkullin që prej muajsh përflitet si partneri i saj i ri.

Fotografitë janë realizuar gjatë një ndeshjeje hokeji mes Colorado Avalanche, më 7 nëntor në Denver, në kuadër të aktivitetit Hockey Fights Cancer. Mes momenteve nga mbrëmja me miqtë, Bella ka përfshirë edhe disa poza mjaft intime me Nathan. Përqafime, buzëqeshje dhe puthje në faqe, imazhe që duket se flasin më shumë se çdo deklaratë zyrtare.

Ndryshe nga Bella, e cila është një prej emrave më të njohur të industrisë së modës, Nathan Lacy qëndron larg vëmendjes mediatike. 38-vjeçari jeton në Crested Butte, Colorado, dhe punon në kompaninë familjare të ndërtimit, ku merret me menaxhim dhe projektim.

Ai është gjithashtu vëllai i Rachael Lacy, një prej mikeshave më të afërta të supermodeles. Pikërisht kjo lidhje mendohet se ka ndihmuar në afrimin e tyre.

Aludimet për një romancë mes tyre nisën që në shkurt të vitit 2026, kur u fotografuan së bashku gjatë Javës së Modës në Milano. Më pas, dyshja është parë në disa raste në Colorado, larg syrit të paparacëve. Megjithatë, në korrik, një burim pranë modeles kishte mohuar zërat për një lidhje dashurie, duke këmbëngulur se ata ishin thjesht miq.

SHPËRNDAJE

Lexo edhe

SHOWBIZ

Me rëndësi

Ndiqni Piranjat kudo.

Investigime, denoncime dhe satirë — zëri që nuk hesht.