Editorial Emisione Investigime Aktualitet Sociale Politikë Kosova Bota Showbiz Lifestyle Sport
TË FUNDIT
Muzeu hebraik në Vlorë, Gjykata lë në fuqi pezullimin e punimeve Protesta/ Studentët e Mjekësisë mblidhen te QSUT, do të marshojnë drejt Ministrisë së Arsimit Mbështeti protestat në Shqipëri, Egjipti shpall organizatë terroriste forumin e drejtuar prej Kryetarit të ... VIDEO/ Rama në Dublin, shqiptarët e presin me protestë: Jep dorëheqjen! Shqipëria nuk është në shitje Grabitja e 60 mijë eurove në Raiffeisen Bank, Gjykata lë në burg autorin e dyshuar Rusia “përjashton” Europën nga negociatat për Ukrainën, Medinsky: Pozicioni i saj është i paqartë, të mësoj... Studentët e “Politeknikut” braktisin auditorët, i bashkohen protestës kundër qeverisë Bisedimet për paqen në Ukrainë zgjasin më pak se dy orë, SHBA, Rusia dhe Kievi pa marrëveshje Apeli i GJKKO prish vendimin e shkallës së parë për ish-shefin e Operacionales, ja me sa vite dënohet Oltio... Arrestimi në Greqi i Zef Preldakaj, Policia: Akuzohet për 4 vrasje, në Shqipëri është dënuar me 22 vite bur... Thellohet kriza te Nvidia, fshihen 430 miliardë dollarë nga vlera në treg pas skandalit të spiunazhit Gjermania ndalon përdorimin e dronëve kinezë në bazat ushtarake për arsye sigurie
AKTUALITET

Muzeu hebraik në Vlorë, Gjykata lë në fuqi pezullimin e punimeve

P
Piranjat11 November 2026, 14:22 · 2 min lexim
Muzeu hebraik në Vlorë, Gjykata lë në fuqi pezullimin e

Gjykata Administrative e Shkallës së Parë në Lushnjë ka vendosur të lërë në fuqi pezullimin e punimeve për ndërtimin e muzeut hebraik në Vlorë.

Vendimi është marrë pas seancës së zhvilluar ditën e sotme, ku u shqyrtua në themel çështja e ngritur nga grupi iniciator kundër projektit.

Dhjetëra qytetarë nga Vlora dhe Lushnja kanë udhëtuar drejt Lushnjës për të ndjekur procesin gjyqësor dhe për të shprehur kundërshtimin e tyre ndaj ndërtimit të muzeut hebraik mbi godinën e muzeut “Labëria”.

Gjatë seancës, gjyqtari Embro Ahmetaj ka kërkuar që mediat të mos jenë të pranishme në sallën e gjyqit.

Pas dëgjimit të palëve, trupa gjykuese ka vendosur vijimin e pezullimit të punimeve, vendim që është pritur me entuziazëm nga qytetarët e pranishëm, të cilët e kanë konsideruar një fitore për kauzën e tyre.

Avokati Sazan Guri është shprehur se mbështetësit e kësaj nisme nuk do të tërhiqen deri në arritjen e asaj që e cilësojnë si mbrojtje të identitetit dhe historisë së Vlorës.

Në përfundim të seancës, pjesëmarrësit kanë kënduar këngë patriotike, duke shprehur vendosmërinë për të vijuar kundërshtimin ndaj projektit.

SHPËRNDAJE

Lexo edhe

AKTUALITET

Me rëndësi

Ndiqni Piranjat kudo.

Investigime, denoncime dhe satirë — zëri që nuk hesht.