Editorial Emisione Investigime Aktualitet Sociale Politikë Kosova Bota Showbiz Lifestyle Sport
TË FUNDIT
2.84 miliardë lekë për Gardën e Republikës, ja si do të ndahen fondet në 2027! Opozita ngre shqetësimin për... “11.11”, Dita e Beqarëve që u kthye në festën më të madhe të blerjeve në botë, si lindi tradita dhe pse e t... Kërkojnë dorëheqjen e Ramës, studentët nisin marshimin drejt Ministrisë së Arsimit Katër shtete të BE-së sfidojnë ultimatumin e Merz për financimin e Ukrainës: E papranueshme! Zhupa: Rama të dëgjojë BE, kërkohet zgjidhje politike dhe jo represion “Nëse nuk do të ishte politika, do të ishim miq të mirë”, zbulohet letra që Trump i la Bidenit në Zyrën Ova... Alarme për bomba në shkollat italiane, reagon Meloni: Nuk ka rrezik konkret, po hetohet një strategji për t... Plas me Jasir Asanin në Iran, gjyqtari anësor e pëson keq pas ofendimeve me familje Kumbaro njoftoi leksion të hapur, studentët e Mjekësisë mblidhen te QSUT, ministrja nuk shkon Muzeu hebraik në Vlorë, Gjykata lë në fuqi pezullimin e punimeve Protesta/ Studentët e Mjekësisë mblidhen te QSUT, do të marshojnë drejt Ministrisë së Arsimit Mbështeti protestat në Shqipëri, Egjipti shpall organizatë terroriste forumin e drejtuar prej Kryetarit të ...
AKTUALITET

2.84 miliardë lekë për Gardën e Republikës, ja si do të ndahen fondet në 2027! Opozita ngre shqetësimin për pagat e gardistëve

P
Piranjat11 November 2026, 15:01 · 2 min lexim
2.84 miliardë lekë për Gardën e Republikës, ja si do

Garda e Republikës do të ketë një buxhet prej 2.84 miliardë lekësh për vitin 2027, ose 2.6% më shumë se një vit më parë. Shifrat u prezantuan nga drejtori Simon Zereci në Komisionin për Çështjet e Brendshme dhe të Mbrojtjes, ku nuk munguan as shqetësimet e opozitës për trajtimin financiar të gardistëve.

Nga buxheti total, 2.73 miliardë lekë janë parashikuar për shpenzime korrente, ndërsa 110 milionë lekë do të përdoren për investime.

Për rinovimin e mjeteve të transportit janë planifikuar 55.5 milionë lekë, për sistemet e sigurisë dhe kamerat e vëzhgimit 18.06 milionë lekë, ndërsa 32 milionë lekë do të shkojnë për rikonstruksionin e objektit të Sektorit të Ruajtjes së Rezidencave në Vlorë.

Zereci theksoi se përmbushja e misionit të Gardës kërkon mbështetje të vazhdueshme në burime njerëzore, logjistikë dhe teknologji, duke e cilësuar këtë si një kusht për garantimin e sigurisë dhe rritjen e efektivitetit të institucionit.

 
Gjatë diskutimeve, deputeti i opozitës Erald Kapri kërkoi trajtim më dinjitoz për gardistët, duke theksuar se ata detyrohen të lënë punën pasi janë në kufijtë e mbijetesës.

Largimet u konfirmuan edhe nga drejtori Zereci, i cili bëri të ditur se vetëm gjatë këtij viti janë regjistruar 28 dorëheqje.

Ndërkohë, Agjencisë së Mbikëqyrjes së Burgjeve, e cila aktualisht ka 70 punonjës, do t'i shtohen edhe 61 të tjerë në organikë.

SHPËRNDAJE

Lexo edhe

AKTUALITET

Me rëndësi

Ndiqni Piranjat kudo.

Investigime, denoncime dhe satirë — zëri që nuk hesht.