Editorial Emisione Investigime Aktualitet Sociale Politikë Kosova Bota Showbiz Lifestyle Sport
TË FUNDIT
Berisha: Dekreti për protestat nuk mund të votohet në këtë moment kur Gjykata Kushtetuese ka rrëzuar një ne... Gjendet e pajetë në tualetin e shtëpisë 43-vjeçarja në Maliq, dyshimet e para Studentët krijojnë partinë e re “Të Bashkuar për Shqipërinë” Pasagjeri tentoi të hapte derën e kabinës, avioni me destinacion Çikagon bën ulje emergjente në Arizona (VI... “Hiqni lulen si simbol, vendosni shkopin e bejsbollit”, Zhupa kritika për PS-në, sulmon dhe Ballën: A e mba... Macron i vendos ultimatum BE-së: T5 arrihet marrëveshja për buxhetin deri në fund të vitit, ose Franca tërh... PD: 7 vite pas tërmetit, Sako e ka kthyer rindërtimin në aferë, bonuset e qirasë janë ndërprerë Mitsotakis: Nuk mund të ketë Evropë të fortë me buxhet të dobët Skandali/ Vinçesk Piroli në kërkim për vrasjen e policit, gjyqtarët e Apelit e liruan nga qelia Kompania B52 lë tre muaj pa paguar punëtorët, i thërret vetëm kur i duhet prodhimi Trafiku ajror drejt Gjirit Persik devijohet papritur! Kuvajti intercepton dronët iranianë, plagosen 4 perso... Tabaku: Kompetencat që i jepni Policisë e çojnë vendin në vitin 1991
SPORT

Bëri dy gabime të pafalshme, Pochettino merr vendimin për të ardhmen e portierit Lammens

P
Piranjat26 November 2026, 18:25 · 2 min lexim

Trajneri i Manchester Unitedit, Mauricio Pochettino, ka dalë në mbrojtje të portierit Senne Lammens, pas gabimeve të njëpasnjëshme të belgut që kanë ngritur pikëpyetje për vazhdimësinë e tij si titullar.

Reprezentuesi belg pati një mbrëmje për t'u harruar në ndeshjen e Ligës së Kampionëve ndaj Sportingut, duke bërë që tifozët të vënë në dyshim nëse duhet të ketë ndryshime në portë para përballjes së fundjavës me Brentfordin.

Manchester Unitedi nuk arriti ta ruante epërsinë në udhëtimin në Portugali, në një ndeshje dramatike që përfundoi me barazim. Bruno Fernandes shënoi dy herë për mysafirët, por Luis Suarez u përgjigj me po aq gola për Sportingun.

Në qendër të vëmendjes ishte portieri Lammens, i cili pati një mbrëmje shumë të vështirë. Fillimisht, 24-vjeçari arriti të priste një penallti, por vetëm pak minuta më vonë shkaktoi një tjetër, ndërsa në minutat e fundit bëri një gabim të rëndë që i mundësoi Sportingut të barazonte rezultatin.

Pavarësisht këtyre gabimeve që i kushtuan skuadrës, Pochettino ka vendosur ta mbështesë portierin belg, duke theksuar se përgjegjësia për situata të tilla nuk bie vetëm mbi një futbollist.

"Për mua, gjëra të tilla ndodhin. Ky është futbolli. Unë gjithmonë do ta mbështes lojtarin tim nëse ndodh diçka e tillë. Duhet të flasim për përgjegjësinë dhe është gjithashtu përgjegjësia jonë që t'i ofrojmë atij kushtet dhe mjetet më të mira", deklaroi Pochettino pas ndeshjes.

Ai gjithashtu theksoi se edhe mbrojtja duhet të ndihmojë më shumë portierin në situata të tilla.

"Mendoj se në këto raste edhe linja jonë mbrojtëse duhet ta mbulojë më mirë portierin, sepse ishte një situatë shumë e vështirë”.

“Kjo nuk do të thotë se po ia hedhim fajin mbrojtjes, por janë dy aspekte që duhet t'i përmirësojmë, detaje në të cilat duhet të punojmë", përfundoi trajneri.

SHPËRNDAJE

Lexo edhe

SPORT

Me rëndësi

Ndiqni Piranjat kudo.

Investigime, denoncime dhe satirë — zëri që nuk hesht.