Editorial Emisione Investigime Aktualitet Sociale Politikë Kosova Bota Showbiz Lifestyle Sport
TË FUNDIT
Berisha: Mediat llogarisin si minutazh të PD-së edhe kur ish-ët e mi bëhen avokatë me pagesë të Ramës EMRAT/ Vodhën 6 biznese në Elbasan dhe Tiranë, arrestohen dy persona me precedentë penalë Përfitoi 190 mijë euro nga donacionet duke mashtruar se vuante nga leukemia, arrestohet i riu shqiptar! Ligji për Specialen, Kurti: Presim që ekspertët ta përmbyllin draftin brenda këtyre ditëve Gazment Bardhi nxjerr zbuluar Ramën: Inaguron të njëjtin shërbim dy herë, në 2023 dhe në 2026! Bie dëbora e parë në Qafë Thore, zbardhet rruga Shkodër-Theth Reforma Zgjedhore, Komisioni i Venecias dërgon dy ekspertë në Tiranë Kërcënime për bombë në disa shkolla në Danimarkë dhe Gjermani Sulm kibernetik ndaj kompanisë “Samsung”, preken mijëra klientë Aksioni anti-drogë i AMP-së në Gramsh, dy persona në arrest shtëpiak përfundojnë në qeli, u kapën me 560 gr... Shpërthimi me eksploziv në banesën e 47-vjeçares në Tiranë, identifikohet dhe shpallet në kërkim autori 60-... Plarent Ndreca: PS është kthyer 35 vite pas!
POLITIKE

Berisha: Mediat llogarisin si minutazh të PD-së edhe kur ish-ët e mi bëhen avokatë me pagesë të Ramës

Kreu demokrat gjatë deklaratës në selinë e PD tha se ‘mediat llogarisin si minutazh të PD-së edhe kur ‘ish-ët’ e mi bëhen avokatë me pagesë të...

P
Piranjat23 November 2026, 13:36 · 2 min lexim
Berisha: Mediat llogarisin si minutazh të PD-së edhe kur ish-ët e

Kreu demokrat gjatë deklaratës në selinë e PD tha se ‘mediat llogarisin si minutazh të PD-së edhe kur ‘ish-ët’ e mi bëhen avokatë me pagesë të Ramës’.

Berisha: Nuk kanë të njëjtin proporcion si mediat kombëtare, por edhe këto e kanë sherrin brenda.

Cili është sherri brenda?

Këto media i llogarisin PD-së minutazhin që u japin ish-ëve të mi.

Dhe kjo është një mashtrim publik.

Unë nuk them që ‘ish-ët’ e mi nuk kanë të drejtë të jenë në studio, në lajme, etj, etj, por t’i llogarisësh ata për kohë PD-je, është mashtrim i madh publik.

Më konkretisht flet ish-Spahiu.

Ish-Spahiu është një hajdut i damkosur me raporte ndërkombëtare, i larguar nga PD-ja dhe i rigatuar nga Edi Rama.

Dhe ai pandalshëm kalon nga një studio në studio tjetër në zbatim të porosive të Edi Ramës dhe koha i llogaritet si e PD.

Del ish-Meçe, një personazh butaforik, avokati i Edi Ramës në pasojat katastrofale të tërmetit.

Ish-i Meçe, ishi-Çupi, ish-i Spahia janë kilometra më të pandershëm se ish-i Dash Sulo.

Se tani jemi në një periudhë ku socialistët nuk e mbrojnë Edi Ramën, nuk shkojnë në studio për të mbrojtur Edi Ramën, ua tha vetë ai, dhe ai ka gjetur si skuadron avoketërish me pagesë ish-at.

Ata të dalin, por problemi është se mediat e llogarisin këtë si kohë të PD-së.

Kjo është e pandershme.

Se po të hiqet koha e ish-ëve, disa prej tyre dalin njëlloj si Top Tuneli në kohën me PD-në.

Shkarko dokumentin

SHPËRNDAJE

Lexo edhe

POLITIKE

Me rëndësi

Ndiqni Piranjat kudo.

Investigime, denoncime dhe satirë — zëri që nuk hesht.