Ermal Hasimja: Qeveria po e bën situatën irrituese, shpërblen policët dhe gjobit protestuesit

Analisti Ermal Hasimja komentoi paketën e masave të ndërmarra nga qeveria për protestat, duke u shprehur se ato rrezikojnë të përshkallëzojnë më tej situatën. Sipas Hasimjas, nëse veprimet e dhunshme të policisë në fillim të protestave mund të jenë diktuar nga urdhra të momentit, tashmë qeveria po përpiqet t’u japë atyre një mbështetje ligjore. Ai vuri në dukje kontrastin mes shpërblimeve për efektivët e policisë dhe gjobave për protestuesit, duke përmendur edhe bonusin prej 2 500 eurosh për policët dhe premtimin për rritje pagash.
Ermal Hasimja: Paketa që ka nxjerrë për protestat qeveria e bën irrituese situatën. Nëse hapat e dhunës në fillim ndaj protestuesve mund të kenë qenë urdhra të momentit, tani u bë një përpjekje për t’u veshur një petk ligjor këtyre veprimeve që janë të pamendueshme.
Tani që flasim, kemi shpërblime për policët dhe gjoba për protestuesit. Jo vetëm shpërblimi me 2 500 euro për policët, por sot u premtua edhe rritje rrogash.
Qeveria i ka dhënë vetes mjete për ta bërë të dënueshme protestën sot. Policia ka detyrë të mbrojë protestuesit në protestë dhe të garantojë të drejtën e tyre për të protestuar. Masat janë marrë që të parandalohet kjo e drejtë e njerëzve për të protestuar.
Lexo edhe
POLITIKE
Berisha fton partitë për bashkim: Bashkohem që nesër me cilindo që synon largimin e Ramës
Protestat/ Abilekaj: Rama i vendosur ta realizojë investimin në Zvërnec, edhe nëse s’i plotëson kushtet ligjore

Bashkia e Tiranës në qendër të luftës Rama-Veliaj, Bushati: Duan të kontrollojnë paratë dhe tenderat

“E vetmja mënyrë për të mposhtur Ramën bashkimi”, Këlliçi: Të nxjerrim më të mirët dhe t’i mbështesim

A është Edi Rama kryeministër i korruptuar? Ja si përgjigjet deputetja Marjana Koçeku

Dervishi ironizon përgjigjen e qeverisë ndaj krizës së jetesës: Kanye West nga fondi i emergjencës

Berisha tregon pse nuk ishte në pritjen e ambasadorit të ri amerikan në Tiranë dhe pse humbi Trump

Klodiana Lala zbulon se ka hetim të ri për Veliajn: Do e përdorë persekutimin…





