Editorial Emisione Investigime Aktualitet Sociale Politikë Kosova Bota Showbiz Lifestyle Sport
TË FUNDIT
Ardit Gjebrea paraqitet në SPAK “Zhurma deri në orët e vona dhe gjeste kërcënuese ndaj banorëve”/ Banorët në Durrës: Ndërtimi i pallatit vi... “Reuters”: Irani i dërgon SHBA-së propozimin bërthamor përmes Katarit, Teherani vendos shtatë kushte për ne... Belgjika miraton ligjin e debatueshëm, policia do të mund të kontrollojë shtëpitë e emigrantëve pa dokument... Trump: Lufta në Ukrainë drejt fundit, po vjen një marrëveshje! OBSH: Deri në 45% e rasteve të demencës mund të parandalohen, ja zakonet që mbrojnë trurin Shpërndanin drogë pranë shkollave në Fier, 4 në pranga dhe një në kërkim Gjendet një person pa shenja jete në zonën e Shkozetit në rrugën kryesore “Sofra e gurit” për dialog, si çdo ditë Rama e vendos sërish para Kryeministrisë Çfarë fshihet pas breshërisë së kërcënimeve në aeroportet evropiane? Tarifat e larta bankare mbajnë peng luftën ndaj ‘ekonomisë së cash-it’ Studentët kërkojnë dorëheqjen e Ramës, vijon bojkoti në Universitete
POLITIKE

Lider i ri në PD? Ja si përgjigjet Sali Berisha

P
Piranjat 5 November 2026, 23:33 · 2 min lexim
Lider i ri në PD? Ja si përgjigjet Sali Berisha

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka komentuar mundësinë e krijimit të një lidershipi të ri në PD. I ftuar në një intervistë televizive, Berisha deklaroi se largimi i tij nga drejtimi i PD-së do të ndodhë vetëm nëse do të ndiejë se nuk ka më mundësi fizike ose mendore për të përmbushur detyrat.

“Momentin që unë të ndjej pamundësinë më të vogël fizike në detyrimet e mia fizike ose mendore, absolutisht, me lehtësi dhe pa vështirësi do të them ‘Goodbye’. E kam lidhur këtë, por në kohën kur unë ndiej të njëjtën performancë dhe me një eksperiencë shumë të çmuar, unë nga beteja…”, u shpreh Berisha.

I pyetur nëse Belind Këlliçi mund të jetë një lider i ri i Partisë Demokratike, Berisha tha se gara për drejtimin e partisë mbetet e hapur, por nuk dha një afat konkret për largimin e tij.

Gjatë intervistës, ai u ndal edhe te përplasja e mëparshme me Lulzim Bashën, duke pretenduar se vendimi për t’u rikthyer në krye të PD-së erdhi pasi konstatoi se po synohej kontrolli i partisë dhe se Basha kishte vepruar kundër tij.

“U riktheva për dinjitetin tim, për dinjitetin e Partisë Demokratike”, deklaroi Berisha.

Ai foli gjithashtu për motivimin e tij për të vijuar betejën politike, duke e cilësuar përballjen me Edi Ramën si një nga periudhat më interesante të jetës së tij politike.

“Unë nuk jam demon pushteti. Unë kam pasur të gjitha pushtetet. Po tani luftoj me një përkushtim. Këto vite kanë qenë vitet më interesante të jetës sime, sepse beteja kundër një diktature të dytë është jashtëzakonisht motivuese”, tha kreu i PD-së.

Berisha akuzoi gjithashtu kryeministrin Rama se po zgjedh të qëndrojë në pushtet me çdo kusht dhe e krahasoi situatën aktuale politike me fundin e regjimit komunist në Shqipëri dhe zhvillimet në Rumani.

SHPËRNDAJE

Lexo edhe

POLITIKE

Me rëndësi

Ndiqni Piranjat kudo.

Investigime, denoncime dhe satirë — zëri që nuk hesht.