Editorial Emisione Investigime Aktualitet Sociale Politikë Kosova Bota Showbiz Lifestyle Sport
TË FUNDIT
Berisha: Rrogat e ulëta duhet të rriten me 50%. Rrogat e mesme me 30%! Asnjë pension nën 200 euro “Bashkëpunim me çdo forcë politike”/ Berisha zbulon kushtet e bashkimit opozitar: Të gjithë kundër Ramës, p... Berisha: Buxheti nuk është 10 miliardë euro, por 5.5 miliardë! Pensionistët marrin vetëm 1 për qind të GDP... Harrojeni “123456”, një fjalë e pazakontë është fjalëkalimi më i përdorur në Zvicër Shembet masivi shkëmbor në rrugën Qafë Buall-Krastë, bllokohet qarkullimi Milionat e TikTok LIVE dhe hija e mafias/ Aleks Visha dhe “Samy Dubai” në qendër të investigimit italian, d... Zhupa shpërthen për ligjin e zonave të mbrojtura: Pasuritë e Shqipërisë nuk janë për t’u ndarë mes oligarkë... Detaje të reja nga konflikti në burgun e Reçit/ Kush janë dy të dënuarit e përfshirë në përplasje, emrat dh... Koreja e Jugut thyen rekord historik, eksportet tejkalojnë për herë të parë 1 trilion dollarë falë IA-së... Premtimi i Benet Becit mbeti në letër/ Ura e Bardhajve drejt shembjes, banorët kërkojnë ndërhyrje Skandal në futbollin argjentinas: 8 lojtarë arrestohen pas dhunës ndaj arbitrit pas humbjes Revolta e brezit të ri kundër Ramës, “The Atlantic”: Shqiptarëve u ka ardhur në majë të hundës!
POLITIKE

Berisha: Rrogat e ulëta duhet të rriten me 50%. Rrogat e mesme me 30%! Asnjë pension nën 200 euro

Gjatë një konference shtypi në selinë e PD, kreu demokrat Berisha tha se, ‘rrogat e ulëta duhet të rriten me 50%, rrogat e mesme me 30%’. ‘Asnjë pension nën 200 euro’, tha lideri i...

P
Piranjat19 November 2026, 12:46 · 4 min lexim
Berisha: Rrogat e ulëta duhet të rriten me 50%. Rrogat e mesme me 30%!

Gjatë një konference shtypi në selinë e PD, kreu demokrat Berisha tha se, ‘rrogat e ulëta duhet të rriten me 50%, rrogat e mesme me 30%’. ‘Asnjë pension nën 200 euro’, tha lideri i opozitës shqiptare.

Berisha: Përgjysmim i menjëhershëm i të gjitha shpenzimeve operative është absolutisht pa asnjë pasojë në funksionimin e administratës, përkundrazi krijimin e një mjedisi më transparent dhe më pak korruptiv.

E paimagjinueshme.

E kuptoni njëherë ç’do të thotë? Drejtorët me tre vetura. Asnjë veturë.

Zëvendësministrat me dy vetura. Asnjë veturë.

Shtesë në rrugë për mjetin e udhëtim. Personal ta kenë, shtesë për naftën. Autobusin, shtesë për biletën.

Ky ishte standardi i mëparshëm.

Dhe vetëm duke hequr një veturë të zëvendësministrave u kursyen 46 milionë euro.

Tani ata janë bërë palë më palë.

Këshilltarët e Edi Ramës marrin sa tre kabinete. E paimagjinueshme.

Prandaj nuk ka rritje rrogash.

Ka tallje me pensionistët.

T’ua dyfishojmë këtë që u dhamë vitin e kaluar.

Po çfarë u dhatë vitin e kaluar? Njerëz të pashpirt. U dhatë thërrime dhe grimca qesharake.

Dhe tani bërtasin dhe po i lumturojnë se po u dyfishojnë atë që dhanë vitin e kaluar.

Paratë janë që të gjitha.

Absolutisht pa asnjë lloj pasoje negative, përveçse shumë pozitive sepse i nxjerr nga dhimbja.

Pra dyfishim i menjëhershëm.

Tre, rrogat. Ka rritur vetëm rrogat e narkobanditëve. 2500 euro për të rrahur, për të torturuar, për të masakruar të rinjtë në protestë.

Rritje me 50 përqind të rrogave të ulëta.

Me 30 përqind të rrogave të mesme.

Asnjë qindarkë rrogat e larta.

Asnjë qindarkë!

Po, rrogat e ulëta do rriten.

Asnjë pension në Shqipëri nën 200 euro.

Ky thotë janë 10 miliardë, a e dini ju sa është fondi i përgjithshëm i rrogave?

Është rreth 103 miliardë lekë apo është 1 miliard e 300 milionë.

Rritja e rrogave të ulëta në 50 përqind dhe rrogave të mesme në 30 përqind përballohet pa asnjë vështirësi.

Pa asnjë pasojë sepse këta kanë lënë për tenderat dhe për prokurimet 2.2 miliardë euro.

Aty ku këta vjedhin, sipas KLSH, 90 përqind të fondit të investimit. Zhduket.

Këta pra lënë për investime, i rrisin në mënyrën më të pabazuar dhe të tjerët, pensionistët, rrogëulëtit i lënë të numërojnë kafshatat.

Asnjë qindarkë. Rritja e parashikuar e rrogave është qesharake.

Pra rrogat e ulëta duhet të rriten me 50 përqind.

Rrogat e mesme me 30 përqind.

Asnjë qindarkë rrogat e larta.

Pse?

Se janë më të lartat në rajon në paturpësinë më të madhe.

Në qoftë se një rrogë mesatare, krahasuar me mesataren e BE, është 15-20 përqind e saj, rroga e lartë shkon ndonjëherë edhe më e lartë se rrogat e BE, ndonjëherë shkon tek 70 përqind e tyre.

Ato nuk duhet të preken.

Ato të mbahen aty ky janë.

SHPËRNDAJE

Lexo edhe

POLITIKE

Me rëndësi

Ndiqni Piranjat kudo.

Investigime, denoncime dhe satirë — zëri që nuk hesht.