Berisha: Buxheti nuk është 10 miliardë euro, por 5.5 miliardë! Pensionistët marrin vetëm 1 për qind të GDP
‘Buxheti nuk është 10 miliardë euro, por 5.5 miliardë’, Kështu deklaroi gjatë një konference shtypi kreu i PD. ‘Pensionistët marrin vetëm 1 për qind të GDP-së;, tha kreu...

‘Buxheti nuk është 10 miliardë euro, por 5.5 miliardë’, Kështu deklaroi gjatë një konference shtypi kreu i PD. ‘Pensionistët marrin vetëm 1 për qind të GDP-së;, tha kreu demokrat.
Berisha: Të dashur qytetarë dhe qytetare, edhe njëherë rikthehem tek buxheti i reklamuar si buxheti më i madh në histori me 10 miliardë euro.
Së pari, kjo përbën një spekulim madhor sepse në rast se kthehemi në kursin e këmbimit të vitit 2013, kemi të bëjmë pas 14 vitesh me një buxhet prej 5.5 miliardë euro nga 4 miliardë që ishte buxheti i fundit i qeverisë së mëparshme.
Po të shkojmë në vitin 2015, kemi të bëjmë me një buxhet- me kursin e këmbimit se kjo bazohet tek narkoeuro- kemi të bëjmë me një buxhet prej 6.5 miliardë eurosh.
Kjo është e vërteta.
Por në rast se merrni shpërndarjen e tij, është vjedhje, vjedhje dhe vetëm vjedhje.
Në një buxhet prej 10 miliardë euro, pensionistëve u është lënë vetëm 1 përqind e GDP-së.
Iu janë lënë gjithsej 300-350 milionë euro.
Nuk ka përqeshje më të madhe për ta.
Janë 760 mijë qytetarë.
Kjo kërkon minimumi dyfishimin e kësaj shifre nga 300-350 që varion, duhet të shkojë në 700 milionë.
Dhe kjo vetëm si hapi i parë.
Ku do gjenden? Tek hajdutët.
Janë lënë 930 milionë euro para xhepi, udhëtimesh, shpenzimesh të administratës. Shpenzime operative.
Udhëtime dhe fjetje në hotel me 5 yje.
Krim, krim i shëmtuar.
Këtu janë futur edhe paratë e check-upit, koncesioneve të cilat shkojnë, siç dihet, pasivisht në kontot bankare të Edi Ramës dhe hajdutëve të tij.
Lexo edhe
POLITIKE
Zhupa shpërthen për ligjin e zonave të mbrojtura: Pasuritë e Shqipërisë nuk janë për t’u ndarë mes oligarkëve

Revolta e brezit të ri kundër Ramës, “The Atlantic”: Shqiptarëve u ka ardhur në majë të hundës!

Metani: Rama e di si funksionon oktapodi i krimit, gjithçka kalon nga ai

‘Njerëzit e këqij nuk bëjnë dot punë të mira’, Alizoti: Buxheti i shtetit në dorë të hajdutëve rekordmenë

Aktivistë shqiptarë në Gjermani i drejtohen Bundestagut, tri kërkesa për protestat në Tiranë






