Editorial Emisione Investigime Aktualitet Sociale Politikë Kosova Bota Showbiz Lifestyle Sport
TË FUNDIT
Metani: Rama e di si funksionon oktapodi i krimit, gjithçka kalon nga ai Trump, Xi dhe Putin në një takim historik trepalësh në Kinë, nis samiti në Shenzhen Fronti pazakontë! Lufta në Ukrainë zhvendoset nën tokë, ushtarët luftojnë në tubacionin e vjetër sovjetik t... Dosja në SPAK 3.6 mld lekë të zhdukura nga posta e Durrësit, auditi financiar që zbuloi ‘gropën’ e frikshme... ‘Njerëzit e këqij nuk bëjnë dot punë të mira’, Alizoti: Buxheti i shtetit në dorë të hajdutëve rekordmenë... Aktivistë shqiptarë në Gjermani i drejtohen Bundestagut, tri kërkesa për protestat në Tiranë “Lava” radioaktive e Çernobilit, shkencëtarët zbulojnë sekrete të reja pas 40 vitesh! Çfarë fshihet brenda ... Bylykbashi: Ky është buxhet elektoral! Ulni taksat e fitimit, rrisni dividendin, rrisni taksat dhe talleni Projektligji i ri për duhanin, ndalohet pirja 10 metra pranë shkollave e spitaleve, gjoba deri në 5 milionë... SHBA po shqyrton sulmin e përbashkët me Izraelin ndaj Iranit, Netanyahu kërkon fushatë bombardimesh 7-ditor... Sulmohet sërish Ura e Krimesë, ndërpritet trafiku! Goditja e dytë brenda 48 orëve Miratohet në parim Buxheti 2027, 80 vota pro dhe 25 kundër pas debateve në Kuvend
POLITIKE

Metani: Rama e di si funksionon oktapodi i krimit, gjithçka kalon nga ai

I ftuar në emisionin 'Kafe Shqeto' në Syri TV, eksperti i çështjeve të sigurisë, Gerti Metani, ka deklaruar se Edi Rama nuk mund të justifikohet me mungesë informacioni për lidhjet mes grupeve...

P
Piranjat19 November 2026, 09:40 · 4 min lexim
Metani: Rama e di si funksionon oktapodi i krimit, gjithçka kalon nga ai

I ftuar në emisionin 'Kafe Shqeto' në Syri TV, eksperti i çështjeve të sigurisë, Gerti Metani, ka deklaruar se Edi Rama nuk mund të justifikohet me mungesë informacioni për lidhjet mes grupeve kriminale, biznesmenëve dhe ish-zyrtarëve të inteligjencës.

Sipas Metanit, rrjeti ku përfshihen emra si Ergys Agasi, Florian Coldea dhe çështja McGonigal funksionon si një oktapod me shumë degëzime, me synim përfitimet financiare, pushtetin dhe dominimin e tregut.

Ai theksoi se kryeministri informohet nga institucionet kombëtare dhe ndërkombëtare të sigurisë, ndaj është e pamundur që të mos ketë dijeni për këto lidhje.

Metani nënvizoi se Rama është njëkohësisht kryeministër de jure dhe de facto dhe se, pavarësisht fuqisë që shfaqin Belinda Balluku apo figura të tjera të qeverisë, nuk ka asnjë personazh që e dominon atë, pasi gjithçka varet nga vendimmarrja e vetë kryeministrit.

Pjesë nga intervista:

Për t’i bërë një analizë komplekse, është fakti që janë disa pole që bashkohen, pra kemi edhe personazhe të botës së komunikimeve, kemi ish-këshilltarë sigurie, si personazhi nga Rumania, Coldea, ish-drejtuesi i tij, që më pas ishte këshilltar i zotit Rama. Kemi një personazh që drejton shërbimin informativ. Nga ana tjetër, kemi një person pa status, siç është Agasi, që ishte një biznesmen, i cili përfshihet në botën kriminale. Llogarit edhe grupet e tjera kriminale që favorizoheshin dhe shikojmë një oktapod të shpërndarë me shumë këmbë, me shumë degëzime, që bashkëpunojnë për të njëjtin qëllim, që është dominimi në tregun lokal, përfitime, për fuqi, për prezencë dhe normalisht kundrejt pagesës që mendohej fillimisht vetëm romane.

Duke qenë që kryeministri është më i fuqiploti, patjetër si vendimmarrës, si njeri që informohet nga të katër anët, përveç nga institucionet prezente kombëtare, edhe nga institucione ndërkombëtare, sepse është lider i një vendi që është integruar në NATO, personazhet e inteligjencës së NATO-s do ta informonin në këto raste delikate ku janë përfshirë kaq shumë personazhe. Se duhet thënë që kjo është edhe më ndërkombëtare, nis edhe me McGonigal, i cili pati prezencë, kontakte me biznesmenë shqiptarë, shumë para që dyshohet se kanë qarkulluar nga biznesmenët në drejtim të ish-hetuesve të FBI-së.

Nëse kryeministri nuk do t’i kishte ditur këto, ai nuk është kryeministri de facto, por ne shumë mirë e dimë që është kryeministri si de jure, si de facto. Nuk ka një dublant, nuk është një personazh i dytë që e dominon.

Shpeshherë këtë sjellje e kemi parë në Policinë e Shtetit. Tjetër figurë është në kupolën, në drejtimin e policisë, dhe tjetër është ai personazh që realisht ka vendimmarrjen kryesore edhe kontaktin, si në qeverisjen e shkuar, si në këtë qeverisje. Pak a shumë e njëjta skemë, sepse mbulimi me anë të gradave dhe imazhit bëhet gjithmonë që të mos ketë atakime nga agjencitë e tjera dhe bashkëpunimi të vazhdojë normalisht, ndërsa punën e pistë në terren, atë punë që gjeneron të ardhura dhe mbështet këto grupe, e bën personazhi kryesor.

Kryeministri nuk është rasti i tillë, pra nuk është dikush më i fortë, pavarësisht Ballukut apo personazheve të tjera që tregojnë njëfarë potence momentale, gjithçka varet nga kryeministri.

SHPËRNDAJE

Lexo edhe

POLITIKE

Me rëndësi

Ndiqni Piranjat kudo.

Investigime, denoncime dhe satirë — zëri që nuk hesht.