Editorial Emisione Investigime Aktualitet Sociale Politikë Kosova Bota Showbiz Lifestyle Sport
TË FUNDIT
U zhdukën 3.6 mld lekë nga posta, çifti ‘Metaj’ akuzon çiftin 'Budini'. Të dyja palët ballafaqim në SPAK... 178 ditë revoltë në Tiranë/ Qytetarët paralajmërojnë mobilizim kombëtar më 28 nëntor: Nuk ndalemi deri në l... Gara e Tiranës nuk zgjidhet dot me një formulë të thjeshtë aritmetike E zhdukur prej një jave/ Gjendet në Tiranë 13-vjeçarja, dyshohet se është... Shëndeti i përkeqësuar, mbreti Charles drejt abdikimit? Zbulohen skenarët për kurorëzimin e Princit William... PS e përjashtoi nga grupi parlamentar, reagon Elisa Spiropali Djali i Liridona Ademajt përlot avokatin e familjes, zbulohet kërkesa e tij Grabitet kompania e familjes së Pacollit në Prishtinë Shenjat e rrezikut për infarkt dhe goditje në tru mund të shfaqen 30 vjet përpara "Hanë vetëm një vakt"/ Nxënësit holandezë tronditen nga varfëria në Shqipëri: Jemi me fat që jetojmë në Hol... KMD konstaton shkelje të rënda në Spitalin e Durrësit: Pacienti u la në një barakë pas daljes nga spitali... Ambasadori amerikan Eric Wendt takim me kreun e SPAK, Braho dhe drejtuesin e BKH-së
POLITIKE

“Elisa do të flasë se si Balluku merr paratë që i vjedhin shqiptarëve”/ Agron Shehaj-Spiropalit: Ose flisni troç, ose qepeni!

Kryetari i Partisë Mundësia ka reaguar pas lajmit se Elisa Spiropali u përjashtua nga grupi parlamentar i PS-së dhe se ajo ka paralajmëruar që do të flasë ditën e nesërme. Në një reagim në rrjetet sociale, Shehaj thekson se ajo që duhet të bëjë deputetja socialiste është të flasë troç dhe të tregojë për shqiptarët […]

P
Piranjat24 November 2026, 19:06 · 2 min lexim
“Elisa do të flasë se si Balluku merr paratë që i

Kryetari i Partisë Mundësia ka reaguar pas lajmit se Elisa Spiropali u përjashtua nga grupi parlamentar i PS-së dhe se ajo ka paralajmëruar që do të flasë ditën e nesërme.

Në një reagim në rrjetet sociale, Shehaj thekson se ajo që duhet të bëjë deputetja socialiste është të flasë troç dhe të tregojë për shqiptarët vjedhjet që ka bërë qeveria ku ajo ka bërë pjesë, ose në të kundërtën, të heshtë.

Sipas kreut të Mundësia, shqiptarët kanë muaj të tërë që dëgjojnë për përplasjet brenda mazhorancës, por tani është koha që sipas tij ata që po i dalin kundër Ramës, të thonë të gjitha të vërtetat për aferat korruptive të qeverisë socialiste.

 

Reagimi:

“Nesër do flasë Elisa Spiropali

!Nesër Elisa nuk do na flasë për mënyrën se si kanë vjedhur dhe ku i kanë fshehur paratë e shqiptarëve, por do të flasë për përplasjen se si iu shkelën të drejtat Elisa Spiropalit, se si Belinda Balluku merr pjesën më të madhe të parave që i vjedhin shqiptarëve dhe se si Erion Veliaj ka vjedhur dhe shkon në burg, kurse Belinda Baklluku që po ashtu ka vjedhur nuk shkon në burg.

Prej muajsh dëgjojmë përplasjet midis Edi Ramës, Veliajt, Belindës dhe Elisës.
Tani, mos na hapni më barkun me këto diskutime.

Nëse keni ndërmend të flisni, flisni troç, ndryshe qepeni!”, shprehet Shehaj.

 

SHPËRNDAJE

Lexo edhe

POLITIKE

Me rëndësi

Ndiqni Piranjat kudo.

Investigime, denoncime dhe satirë — zëri që nuk hesht.