Editorial Emisione Investigime Aktualitet Sociale Politikë Kosova Bota Showbiz Lifestyle Sport
TË FUNDIT
Berisha paralajmëron Ramën: Fjalën e fundit e ka gjithmonë sovrani! 28 Nëntori po vjen... U zhdukën 3.6 mld lekë nga posta, çifti ‘Metaj’ akuzon çiftin 'Budini'. Të dyja palët ballafaqim në SPAK... 178 ditë revoltë në Tiranë/ Qytetarët paralajmërojnë mobilizim kombëtar më 28 nëntor: Nuk ndalemi deri në l... Gara e Tiranës nuk zgjidhet dot me një formulë të thjeshtë aritmetike E zhdukur prej një jave/ Gjendet në Tiranë 13-vjeçarja, dyshohet se është... Shëndeti i përkeqësuar, mbreti Charles drejt abdikimit? Zbulohen skenarët për kurorëzimin e Princit William... PS e përjashtoi nga grupi parlamentar, reagon Elisa Spiropali Djali i Liridona Ademajt përlot avokatin e familjes, zbulohet kërkesa e tij Grabitet kompania e familjes së Pacollit në Prishtinë Shenjat e rrezikut për infarkt dhe goditje në tru mund të shfaqen 30 vjet përpara "Hanë vetëm një vakt"/ Nxënësit holandezë tronditen nga varfëria në Shqipëri: Jemi me fat që jetojmë në Hol... KMD konstaton shkelje të rënda në Spitalin e Durrësit: Pacienti u la në një barakë pas daljes nga spitali...
POLITIKE

Oerd Bylykbashi jep dorëheqjen si drejtues i PD-së së Durrësit: Nga sot do jem një ushtar i thjeshtë

Oerd Bylykbashi ka dorëzuar detyrën e drejtuesit politik të qarkut të Durrësit

P
Piranjat24 November 2026, 19:30 · 1 min lexim
Oerd Bylykbashi jep dorëheqjen si drejtues i PD-së së

Oerd Bylykbashi ka dorëzuar detyrën e drejtuesit politik të qarkut të Durrësit.

Vendimin e ka bërë publik gjatë “Foltores” së zhvilluar në Durrës, ku ka njoftuar se një javë më parë kishte dorëzuar detyrën, duke argumentuar se largimi nga funksionet drejtuese është një mënyrë për t’i hapur rrugë ripërtëritjes së Partisë Demokratike.

“Në këtë fjalë sot dëshiroj t’ju falënderoj, sepse kjo është hera e fundit që ju drejtohem si drejtues politik i qarkut Durrës.

Një javë më parë kam dorëzuar detyrën. Mendoj që vetëm në këtë mënyrë çohet përpara ripërtëritja.

Kushdo që ta marrë detyrën, i uroj ta çojë përpara PD-në drejt fitores”, deklaroi Bylykbashi.

Ai theksoi se do të vazhdojë angazhimin në Partinë Demokratike, por tashmë si një “ushtar i thjeshtë”.

“Kush largohet nga beteja është tradhtar, por kush largohet si unë, është aty për të luftuar si ushtar i thjeshtë”, u shpreh ai.

SHPËRNDAJE

Lexo edhe

POLITIKE

Me rëndësi

Ndiqni Piranjat kudo.

Investigime, denoncime dhe satirë — zëri që nuk hesht.