AKTUALITET

Borxhet e ujësjellësve ndaj OSHEE u rritën në 34.4 mld lekë në fund të 6-mujorit

Piranjat Përditësimi i fundit 29 October 2026, 07:20

Borxhet e ujësjellësve ndaj OSHEE u rritën në 34.4 mld

Detyrimet e akumuluara të ndërmarrjeve të ujësjellës-kanalizimeve ndaj OSHEE Group kanë vijuar të rriten gjatë vitit 2026, pavarësisht ekzistencës së një plani ndërinstitucional për reduktimin e borxheve të prapambetura në sektorin energjetik. Në vend që të uleshin, detyrimet janë shtuar me rreth 200 milionë lekë vetëm gjatë tremujorit të dytë të vitit, duke arritur në 34.4 miliardë lekë në fund të qershorit.

Kjo rritje, megjithëse relativisht e vogël në raport me stokun total të borxhit, tregon se sektori i ujësjellës-kanalizimeve nuk po arrin ende të reduktojë detyrimet e akumuluara ndaj kompanisë së shpërndarjes së energjisë elektrike.

Situata bëhet edhe më problematike duke pasur parasysh se prej disa vitesh është në zbatim një plan i posaçëm për reduktimin e detyrimeve të prapambetura ndërmjet ndërmarrjeve të sektorit energjetik dhe institucioneve publike, ku përfshihen edhe ujësjellësit.

Plani është miratuar në dhjetor 2020, ndërsa në shtator 2021 Ministria e Financave dhe Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë miratuan një urdhër të përbashkët për zbatimin e tij, duke ngarkuar ndërmarrjet dhe institucionet përkatëse me raportimin mujor mbi ecurinë e shlyerjes së detyrimeve.

Gati gjysma e borxhit prej 34.4 miliardë lekësh janë kamatëvonesa

Nga totali prej 34.4 miliardë lekësh detyrime të akumuluara në fund të qershorit 2026, rreth 17.41 miliardë lekë përfaqësojnë detyrime të faturuara ndaj OSHEE Group, ndërsa 16.99 miliardë lekë janë kamatëvonesa.

Kjo do të thotë se afro 49.4% e borxhit total të ndërmarrjeve të ujësjellës-kanalizimeve ndaj sektorit energjetik përbëhet nga penalitete për pagesat e vonuara.

Pesha e lartë e kamatëvonesave tregon se detyrimet e papaguara ndër vite kanë krijuar një barrë të konsiderueshme financiare, e cila e vështirëson më tej procesin e shlyerjes.

Ndërkohë, borxhet e ujësjellësve ndikojnë edhe në bilancet financiare të OSHEE Group, duke kufizuar arkëtimet nga një prej kategorive të rëndësishme të klientëve publikë.

Durrësi kryeson listën e debitorëve, pesë ndërmarrjet më të mëdha kanë mbi 10 miliardë lekë detyrime

Të dhënat e fundit tregojnë se pesë ndërmarrjet e ujësjellës-kanalizimeve me detyrimet kryesore më të larta ndaj OSHEE Group kishin në fund të qershorit një stok borxhi prej 10.09 miliardë lekësh, pa përfshirë kamatëvonesat.

Ndërmarrja e Ujësjellës-Kanalizimeve Durrës vijon të jetë debitori më i madh, me 5.72 miliardë lekë detyrime, nga 5.67 miliardë lekë që kishte në fund të marsit. Brenda tre muajve, borxhi i kësaj ndërmarrjeje është shtuar me rreth 50 milionë lekë.

Në vendin e dytë renditet Ujësjellës-Kanalizime Vlorë, me 1.77 miliardë lekë detyrime, ndërsa pas saj vijnë Patosi dhe Fieri, me nga 880 milionë lekë secila, si dhe Shkodra, me 840 milionë lekë.

Në fund të marsit, pesë ndërmarrjet që kryesonin listën e debitorëve kishin detyrime të përbashkëta prej rreth 9 miliardë lekësh. Në fund të qershorit, shuma e detyrimeve të pesë debitorëve më të mëdhenj arriti në 10.09 miliardë lekë, ose rreth 1.09 miliardë lekë më shumë.

Megjithatë, kjo diferencë nuk përfaqëson rritjen e borxhit të të njëjtave pesë ndërmarrje, pasi lista ka ndryshuar: në mars përfshihej Kavaja, ndërsa në qershor vendin e saj e ka zënë Vlora.

Reforma e ujësjellësve nuk ka zgjidhur ende problemin e borxheve

Rritja e detyrimeve ndaj OSHEE Group vjen në një periudhë kur sektori i ujësjellës-kanalizimeve është përfshirë në një reformë të gjerë organizative dhe financiare.

Reforma, e nisur në vitin 2022, synon riorganizimin e 58 ndërmarrjeve ekzistuese në 15 shoqëri rajonale, me objektiv përmirësimin e menaxhimit, uljen e kostove dhe rritjen e qëndrueshmërisë financiare.

Sipas dokumenteve buxhetore, deri tani janë krijuar 14 shoqëri rajonale, ndërsa procesi i strukturimit të tyre ka përparuar. Përjashtim mbetet rajoni i Tiranës, ku tri bashkitë përkatëse nuk kanë nënshkruar ende marrëveshjet e bashkëpunimit për krijimin e shoqërisë rajonale.

Megjithatë, pavarësisht ndryshimeve organizative, ndërmarrjet vazhdojnë të përballen me probleme në mbledhjen e të ardhurave, arkëtimin e faturave dhe përballimin e shpenzimeve operative.

Dokumentet zyrtare evidentojnë gjithashtu se rritja e kostove të energjisë dhe materialeve ka ndikuar negativisht në performancën financiare të sektorit.

Shteti parashikon subvencione, por detyrimet vijojnë të akumulohen

Për vitin 2026, buxheti i shtetit ka parashikuar një fond prej 350 milionë lekësh për mbështetjen e ndërmarrjeve të ujësjellës-kanalizimeve.

Ky fond, i administruar nga Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë, është menduar kryesisht për ndërmarrjet që nuk arrijnë të mbulojnë kostot e operimit dhe mirëmbajtjes.

Megjithatë, përmasat e borxhit ndaj OSHEE Group janë shumë më të mëdha se mbështetja buxhetore e parashikuar për sektorin.

Me një stok prej 34.4 miliardë lekësh, detyrimet e ujësjellësve ndaj OSHEE janë rreth 98 herë më të larta se fondi vjetor i subvencioneve.

Ndërkohë, vetëm rritja e borxhit gjatë tremujorit të dytë, prej 200 milionë lekësh, është e barabartë me rreth 57% të këtij fondi.

Të dhënat nxjerrin në pah një problem që mbetet i pazgjidhur prej vitesh: ndërmarrjet publike të ujësjellës-kanalizimeve vazhdojnë të akumulojnë detyrime ndaj sektorit energjetik, edhe pse janë ndërmarrë reforma dhe janë miratuar mekanizma për reduktimin e borxheve. /ekofin.al

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 6

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 6

Me buzëqeshje e revoltë: Gen Z po e dridh pushtetin e Ramës!

Pa numër identifikimi e me shpërblim në xhep: Policët fshihen nga kamera e Piranjave!

Krah për krah për humanizëm: Aktivistët shpëtojnë jetë e mjekojnë uniformat blu!

Studentët kanë të drejtë!

Arroganca e pushtetit përballë krizës: Studentët i thonë "JO" Edi Ramës!

Pedagogët braktisin auditoret e bashkohen me studentët: Ultimatumi për grevë urie!

Trupi i fëmijës është i shenjtë.

Shoqërime masive e presion në shesh: Ish-policët denoncojnë skandalin e uniformave blu!

"Po t'i thyhej këmba fëmijës tuaj?": Piranjat "gozhdojnë" deputetët!

20-vjeçari rrëfen tmerrin që ndodh pas atyre dyerve.

Hiqe atë gur nga dora!

Si parashikoi Rama 13 vite më parë atë që po bën sot?

Gen Z/ Zëri i revoltës që po dridh pushtetin.

Ju lutem kujdes me veprimet, mos e provokoni policinë! ????

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?