FoxNews: Goditje nga Washingtoni për qeverinë Rama, kongresmenët kërkojnë kufizime vizash për zyrtarët e korruptuar
Ligjvënësit republikanë i kërkojnë Rubios të shqyrtojë kufizimet e vizave për zyrtarët e korruptuar, ndërsa S...
Ligjvënësit republikanë i kërkojnë Rubios të shqyrtojë kufizimet e vizave për zyrtarët e korruptuar, ndërsa S...
Protesta studentore në kryeqytet ka shënuar sot ditën e saj të 16-të. Edhe sot studentët kanë marshuar në kryeqytet me ...
Protesta e studentëve vijon edhe këtë të martë në Tiranë, ku pjesëmarrësit kanë marshuar në disa nga rru...
Autoriteti tatimor i Hungarisë ka bastisur disa lokacione dhe ka bërë arrestime. Bastisjet erdhën pas një raporti të 25 gushtit t&...
Kreu i Grupit Parlamentar të PD, Gazment Bardhi ka reaguar ashpër pas vendimit të SPAK për t’i komunikuar ish zëvendëskryem...
Ambasadori i OSBE-së në Shqipëri, Michel Tarran, ka reaguar lidhur me protestat e dhunshme të zhvilluara në Tiranë dhe qytete t&e...
Studentët që prej ditësh janë përfshirë në protestat kundër qeverisë kanë vijuar lëvizjen në ambien...
Pas qëndrimit për gati dy orë para ministrise se Arsimit, studentët e Mjekësisë, të mbështetur edhe nga pedagogët ...
Zonat malore në qarkun e Kukësit po përjetojnë kushte klimaterike dimërore, ndonëse jemi ende në fund të muajit tetor. ...
Kim Kardashian ka rrëfyer se kishte dyshime përpara martesës me ish-basketbollistin e NBA-së, Kris Humphries, por vendosi të vaz...
Gazetari investigativ Artan Hoxha ka bërë një deklaratë të fortë. Duke folur për zhdukjen e Ines Hajrullës, Hoxha tha se ai është rrëmbyer në të njëjtën mënyrë si Ervis Martinaj. Sipas gazetarit, duket se bëhet fjalë për të njëjtën dorë dhe të njëjtin organizim. Ai theksoi se në ngjarje të tilla kriminale kanë kapacitet të përfshihen vetëm grupe që kanë lidhje me Policinë e Shtetit.
Pjesë nga biseda:
Rakipi: Zhdukja e Ines Hajrullës? Kush është ky dhe çfarë përfaqëson ai?
Hoxha: Kjo është Shqipëria e vërtetë, të rrëmbejnë në kryeqytet pa lënë gjurmë.
Rakipi: Në Vlorë?
Hoxha: Jo në Vlorë, këtu e kanë rrëmbyer. Këtu të del shteti garant. Kjo histori ndodhi pak para se të fillonte protesta, prandaj u harrua. Vërtet, është një ngjarje me përmasa të mëdha në botën e nëndheshme.
Ines Hajrulla, në Vlorë dhe më gjerë, kishte lidhje shumë të forta. Bënte pjesë në grupin e personit që ishte shumë i njohur në rang kombëtar me nofkën “Faqedjeguri”, Eduart Harizaj. Nuk ka padrino në Vlorë, ata e duan autobusin për së gjati.
Në vitin 2018, unë kam publikuar një video ku ai është në makinë, merr një qytetar në makinë dhe zhduket. Sapo kishte ardhur nga Belgjika ai djali. E morën gjoja për të dhënë informacion. Elvis Troqja nuk u gjet më. Brenda 10 ditësh u morën dy persona të ardhur nga Belgjika.
Në vitin 2017, këtij iu bë atentat me minë të telekomanduar. Më pas pati edhe gjashtë atentate të tjera. Nuk mundën ta vrisnin. Zakonisht, këto ndodhnin në Lungomare.
Rakipi: Po pse aty?
Hoxha: Po këta nuk rrinë në shpellë, këta rrinë aty ku ka para.
Çfarë ndodhi?
Në vitin 2023, ky pati fat, sepse u zbulua rastësisht një vrasës me pagesë që kishte ardhur nga Shkodra. Amraildo Nikolla u kthye në bashkëpunëtor të drejtësisë dhe zbuloi personazhet. Në mars të këtij viti, një person u shpall në kërkim nga SPAK dhe nuk është kapur.
Gjatë verës pati disa operacione. Kush e njihte Ines Hajrullën e dinte se aty ku shkonte RENEA, kishte baza që ishin përdorur nga Hajrulla, por ai vetë nuk gjendej aty.
Hajrulla përdorte policinë për të goditur kundërshtarët. Tani situata ka ndryshuar, policinë e ka kapur banda tjetër. Deri në vitin 2020, policia nuk ndërhynte. Me goditjet që iu bënë vitet e fundit, ai po humbiste terren.
Më 7 tetor, ai ka qenë në periferi të Tiranës. Të nesërmen, më 8 tetor, ka folur me dy persona të tij. Nuk është shfaqur njeri tjetër në kamera. Në orën 12:00 ka pasur një tjetër tentativë për të komunikuar me të.
Është lajmëruar policia, e cila ka shkuar për një kontroll rutinë, por nuk ka gjetur gjë. Policia ka thënë se nuk ka denoncim, por familja nuk bën denoncim në këtë rast.
Nga ky moment, ai është marrë në periferi të qytetit. Që nga ai moment e më pas, as policia dhe as familja nuk kanë asnjë informacion.
Policia ka një pistë që po ndjek. Skema është e ngjashme me atë të Ervis Martinajt. Janë e njëjta organizatë. Rrëmbimi i tij në kryeqytet, po ashtu edhe i Martinajt në periferi dhe i Harizajt në dalje të Durrësit.
Ngjarje të tilla, me personazhe kaq të rëndësishme, kanë një veçori: ky është në kërkim nga shteti, por e gjetën kundërshtarët. Edhe Martinaj ishte në kërkim. Ngjarje të tilla kanë kapacitetin t’i realizojnë vetëm struktura kriminale që kanë lidhje me Policinë e Shtetit.
Një 23-vjeçar, i njohur me nofkën ‘Shqiptari’, dhe dhjetë të tjerë nga rajoni i Lionit po gjykohen në qytetin e...
Instituti i Shëndetit Publik ka izoluar rastet e para me grip dhe në vendin tonë është duke qarkulluar virusi i tipit A(H1N1), por para...
Një person është arrestuar në Itali si person i dyshuar për vrasjen e 31-vjeçarit shqiptar Denaldo Maxhallaku, i cili u gjet i p...
Qeveria shqiptare ka vendosur krijimin e një regjistri të posaçëm elektronik për personat e referuar në Prokurori ose nën h...
Ardit Gjokrosa është ekstraduar nga Gjermania drejt Shqipërisë, pasi akuzohet për disa vepra penale, mes tyre sigurimi i kushteve dhe i...
Trupi i pajetë i Denaldo Maxhallakut, 31-vjeçarit shqiptar që ishte zhdukur prej 7 tetorit, është gjetur në një pus në...
Prokuroria e Fierit ka përfunduar hetimet dhe ka dërguar në gjyq noteren Anila Haxhiu, e cila akuzohet për falsifikim të përsë...
Gjashtë muaj pas arrestimit të tij, Ervin Mata mësohet se ka tentuar që të pengojë për herë të dytë ekstradimi...
Studentët, pas protestës përpara ministrisë së Arsimit, kanë nisur të marshojnë drejt godinës së Kryeministris...
Gjashtë shtetas të huaj janë zbuluar të fshehur në hapësirën e ngarkesës së një kamioni në Pikën e K...