Editorial Emisione Investigime Aktualitet Sociale Politikë Kosova Bota Showbiz Lifestyle Sport
TË FUNDIT
Shqipëria ka mjekë sa 53% e mesatares së BE-së, në raport me popullsinë Horoskopi/ Nga dashuria, puna dhe financat, çfarë parashikojnë yjet për 12 shenjat “Gimbos i vodhën makinën”/ Selin zbulon incidentin: 24 orët e fundit kanë qenë si serial, pa gjumë dhe nerv... Ryanair ndryshon afatin e check-in nga 10 nëntori, çfarë duhet të kenë parasysh ata që udhëtojnë nga Tirana... Zbulohet skandali në Greqi/ “VIP”-at i shkaktojnë 206 milionë euro dëm shtetit, skema e “perandorit” të nat... “Amerika bëri një hap gjigant prapa në histori”, Trump pas disfatës në zgjedhjet e mesmandatit: Republikanë... Kryeministri britanik letër Kurtit: Kosova të respektojë mandatin e Gjykatës Speciale, si dëshmi e pjekuris... "Liria ka Emër” planifikon peticion dhe grevë për vendimin e Hagës ndaj ish-krerëve të UÇK-së 69 ditë i zhdukur në Oqeanin Paqësor, 86-vjeçari dhe qeni i tij gjenden gjallë 740 kilometra larg bregut Gjermania miraton përgjysmimin e kuotës vjetore të punësimit për Ballkanin Perëndimor Ngjarje e rëndë në Greqi, gjendet në valixhe trupi i pajetë i një gruaje, detajet e para Raporti i Antimafias italiane: Grupet kriminale shqiptare ulen në të njëjtën tryezë me Ndrangheta-n dhe Cos...
BOTA

3 vjet nga sulmi në Banjskë, BE: Keqardhje që Serbia s’ka ndërmarrë hapat e nevojshëm

P
Piranjat24 September 2026, 18:32 · 3 min lexim
3 vjet nga sulmi në Banjskë, BE: Keqardhje që Serbia s’ka

Tre vjet pas sulmit të armatosur në Banjskë të Zveçanit, Bashkimi Evropian i ka bërë thirrje sërish Serbisë që të ndërmarrë veprime ndaj personave të dyshuar për përfshirjen në ngjarje, të cilët ndodhen në territorin serb. Një zëdhënës i BE-së tha se përgjegjësit e sulmit duhet të përballen me drejtësinë, ndërsa shprehu keqardhje që Serbia deri më tani nuk ka ndërmarrë hapat e nevojshëm për arrestimin dhe ndjekjen penale të personave që ndodhen në vend.

Sulmi në Banjskë ndodhi tre vjet më parë, kur një grup serbësh të armatosur sulmoi Policinë e Kosovës. Si pasojë u vra rreshteri Afrim Bunjaku, ndërsa gjatë shkëmbimit të zjarrit u vranë edhe tre sulmues serbë. Përgjegjësinë për sulmin e ka marrë Millan Radoiçiq, ish-nënkryetar i Listës Serbe. Ai ka adresë të regjistruar në Serbi, ndërsa autoritetet e Kosovës kanë kërkuar vazhdimisht ekstradimin e tij për t’u përballur me drejtësinë.

“Ne presim që Serbia të bashkëpunojë plotësisht përmes kanalit të krijuar për ndihmë të ndërsjellë juridike. Kjo çështje ka mbetur pezull për një kohë të gjatë dhe Serbia duhet ta trajtojë atë sa më shpejt”, deklaroi zëdhënësi i BE-së.

Sipas BE-së, çështja e Banjskës është ngritur edhe gjatë takimeve në Nju Jork. Përfaqësuesja e Lartë e BE-së për Politikën e Jashtme dhe Sigurinë, Kaja Kallas, e ka diskutuar këtë çështje me presidentin serb Aleksandar Vuçiç.

Ndërkohë, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, e ka ngritur gjithashtu çështjen gjatë takimit me Kallasin. Kurti ka pretenduar se Radoiçiq dhe persona të tjerë të përfshirë në sulm po “mbrohen nga presidenti i Serbisë” dhe ka kërkuar mbështetjen e BE-së për t’i bërë trysni Beogradit. Edhe Shtetet e Bashkuara kanë kërkuar në mënyrë të përsëritur që personat e përfshirë në sulmin e Banjskës të përballen me drejtësinë.

Në Kosovë është ngritur aktakuzë ndaj 45 personave, përfshirë Millan Radoiçiqin, për sulmin. Deri tani, gjykimi është zhvilluar ndaj tre të akuzuarve, të cilët janë dënuar në shkallën e parë: njëri me 30 vjet burgim dhe dy të tjerë me burgim të përjetshëm.

SHPËRNDAJE

Lexo edhe

BOTA

Me rëndësi

Ndiqni Piranjat kudo.

Investigime, denoncime dhe satirë — zëri që nuk hesht.