Editorial Emisione Investigime Aktualitet Sociale Politikë Kosova Bota Showbiz Lifestyle Sport
TË FUNDIT
Përfshirja e biznesit të vogël në TVSH me xhiron e 2026?! Sqarojnë ekspertët Shqipëria ka mjekë sa 53% e mesatares së BE-së, në raport me popullsinë Horoskopi/ Nga dashuria, puna dhe financat, çfarë parashikojnë yjet për 12 shenjat “Gimbos i vodhën makinën”/ Selin zbulon incidentin: 24 orët e fundit kanë qenë si serial, pa gjumë dhe nerv... Ryanair ndryshon afatin e check-in nga 10 nëntori, çfarë duhet të kenë parasysh ata që udhëtojnë nga Tirana... Zbulohet skandali në Greqi/ “VIP”-at i shkaktojnë 206 milionë euro dëm shtetit, skema e “perandorit” të nat... “Amerika bëri një hap gjigant prapa në histori”, Trump pas disfatës në zgjedhjet e mesmandatit: Republikanë... Kryeministri britanik letër Kurtit: Kosova të respektojë mandatin e Gjykatës Speciale, si dëshmi e pjekuris... "Liria ka Emër” planifikon peticion dhe grevë për vendimin e Hagës ndaj ish-krerëve të UÇK-së 69 ditë i zhdukur në Oqeanin Paqësor, 86-vjeçari dhe qeni i tij gjenden gjallë 740 kilometra larg bregut Gjermania miraton përgjysmimin e kuotës vjetore të punësimit për Ballkanin Perëndimor Ngjarje e rëndë në Greqi, gjendet në valixhe trupi i pajetë i një gruaje, detajet e para
BOTA

Foshnja e porsalindur humb jetën pas lindjes, 22 punonjës shëndetësorë nën hetim në Itali

P
Piranjat24 September 2026, 17:15 · 2 min lexim
Foshnja e porsalindur humb jetën pas lindjes, 22 punonjës

Një foshnjë e porsalindur ka humbur jetën vetëm pak orë pas ardhjes në jetë në Itali, ndërsa Prokuroria e Perugia-s ka nisur hetimet ndaj 22 punonjësve shëndetësorë të spitaleve të Folinjos dhe Peruxhias.

Foshnja, i quajtur Pietro nga prindërit, lindi më 16 shtator në spitalin e Folinjos, pas një lindjeje që, sipas të dhënave paraprake, u shoqërua me komplikacione dhe përfundoi me përdorimin e vakumit obstetrikal. Në orët pas lindjes, gjendja e tij shëndetësore u përkeqësua dhe mjekët vendosën transferimin urgjent drejt repartit të terapisë intensive në spitalin Santa Maria della Misericordia në Perugia.

Foshnja mbërriti në spital në gjendje shumë të rëndë. Pavarësisht përpjekjeve të mjekëve specialistë, ai nuk mundi të mbijetonte. Pas vdekjes, prindërit kanë bërë kallëzim në polici, duke kërkuar të zbardhen shkaqet e humbjes së foshnjës dhe të verifikohet nëse procedurat mjekësore janë ndjekur siç duhet. Prokuroria e Perugia-s ka sekuestruar kartelat mjekësore të dy spitaleve dhe ka identifikuar 22 mjekë dhe infermierë që kanë marrë pjesë në kujdesin ndaj nënës 32-vjeçare dhe foshnjës.

Punonjësit shëndetësorë janë regjistruar nën hetim me dyshimin për vrasje nga pakujdesia, por deri tani nuk është përcaktuar asnjë përgjegjësi individuale. Hetimi do të përfshijë të gjithë procesin e asistencës mjekësore, nga menaxhimi i lindjes në Folinjo, te gjendja e foshnjës në orët pas lindjes, vlerësimet klinike, vendimi për transferimin në Peruxhia, transporti dhe trajtimi në terapinë intensive neonatale.

Ekspertiza e dokumentacionit mjekësor, së bashku me autopsinë, pritet të ndihmojë në përcaktimin e shkaqeve të vdekjes. Vetëm pas përfundimit të këtyre verifikimeve do të mund të përcaktohet nëse bëhej fjalë për komplikacione të pashmangshme apo nëse mund të ketë pasur përgjegjësi profesionale.

SHPËRNDAJE

Lexo edhe

BOTA

Me rëndësi

Ndiqni Piranjat kudo.

Investigime, denoncime dhe satirë — zëri që nuk hesht.