Alarm pranë bazës ajrore në Britani, evakuohen banorët. Arrestohen disa persona

Një incident ka ndodhur në një fshat pranë bazës ajrore britanike RAF Fairford, e cila pret edhe Forcat Ajrore të Shteteve të Bashkuara.
Policia e Gloucestershire ka bërë të ditur se disa banorë të zonës Whelford, pranë bazës ajrore janë evakuuar dhe janë dërguar në një qendër sportive, ndërsa hetimet vijojnë.
Sipas autoriteteve, disa persona janë arrestuar nën dyshimin për vepra penale në kundërshtim me ligjin britanik për eksplozivët, raporton BBC.
Në zonë ndodhet edhe një ekip i specializuar i ushtrisë britanike për çaktivizimin dhe asgjësimin e mjeteve shpërthyese, ndërsa specialistët po kontrollojnë aktualisht disa automjete.
Policia ka vendosur një kordon sigurie në zonë dhe ka deklaruar se beson se situata është nën kontroll dhe incidenti është i kufizuar në një zonë të caktuar.
Në vendngjarje është parë një prani e madhe e shërbimeve të emergjencës, përfshirë ekipin e specializuar për reagimin ndaj incidenteve në zona të rrezikshme.
Lexo edhe
BOTA
Meshë madhështore në Paris, Papa mbledh gati 1 milion njerëz

Stradner: Kremlini mund ta ndihmojë Vuçiçin me energji

Skandal me privatësinë: Mjetet e OpenAI shpërndajnë imazhe të përdoruesve të ChatGPT

Oferta e pazakontë e Polonisë për SHBA-të: 15 mijë dollarë për çdo ushtar amerikan

Stuhia e fuqishme godet verilindjen e SHBA-së, 100 mijë shtëpi mbeten pa energji elektrike! Anulohen edhe qindra fluturimet





