Editorial Emisione Investigime Aktualitet Sociale Politikë Kosova Bota Showbiz Lifestyle Sport
TË FUNDIT
Berisha paralajmëron Ramën: Fjalën e fundit e ka gjithmonë sovrani! 28 Nëntori po vjen... U zhdukën 3.6 mld lekë nga posta, çifti ‘Metaj’ akuzon çiftin 'Budini'. Të dyja palët ballafaqim në SPAK... 178 ditë revoltë në Tiranë/ Qytetarët paralajmërojnë mobilizim kombëtar më 28 nëntor: Nuk ndalemi deri në l... Gara e Tiranës nuk zgjidhet dot me një formulë të thjeshtë aritmetike E zhdukur prej një jave/ Gjendet në Tiranë 13-vjeçarja, dyshohet se është... Shëndeti i përkeqësuar, mbreti Charles drejt abdikimit? Zbulohen skenarët për kurorëzimin e Princit William... PS e përjashtoi nga grupi parlamentar, reagon Elisa Spiropali Djali i Liridona Ademajt përlot avokatin e familjes, zbulohet kërkesa e tij Grabitet kompania e familjes së Pacollit në Prishtinë Shenjat e rrezikut për infarkt dhe goditje në tru mund të shfaqen 30 vjet përpara "Hanë vetëm një vakt"/ Nxënësit holandezë tronditen nga varfëria në Shqipëri: Jemi me fat që jetojmë në Hol... KMD konstaton shkelje të rënda në Spitalin e Durrësit: Pacienti u la në një barakë pas daljes nga spitali...
BOTA

BE reagon pasi SHBA i vendosi sanksione Gjykatës Penale Ndërkombëtare: GJPN-ja është gurthemeli i sistemit të drejtësisë penale

P
Piranjat10 October 2026, 10:59 · 1 min lexim
BE reagon pasi SHBA i vendosi sanksione Gjykatës Penale

Përfaqësuesja e Lartë e Bashkimit Evropian për Politikë të Jashtme, Kaja Kallas, ka riafirmuar mbështetjen e BE-së për Gjykatën Penale Ndërkombëtare pas njoftimit të Shteteve të Bashkuara për vendosjen e sanksioneve ndaj saj. Kallas ka bërë të ditur se ka biseduar me presidenten e GJPN-së, Tomoko Akane, pas njoftimit amerikan, duke theksuar se periudha gjashtëmujore para hyrjes në fuqi të masave ofron mundësi për dialog.

“GJPN-ja është gurthemeli i sistemit ndërkombëtar të drejtësisë penale. Ajo ndjek penalisht individët përgjegjës për krimet më të rënda sipas së drejtës ndërkombëtare”, ka shkruar Kallas.

Ajo ka theksuar se Bashkimi Evropian e ka mbështetur gjithmonë Gjykatën dhe se ka mundësi për të siguruar vazhdimin e punës së saj.

“Mbrojtja e GJPN-së mbetet prioritet për BE-në”, ka deklaruar Kallas.

Reagimi i saj vjen pas njoftimit të administratës së presidentit amerikan, Donald Trump, për vendosjen e sanksioneve ndaj Gjykatës Penale Ndërkombëtare.

SHPËRNDAJE

Lexo edhe

BOTA

Me rëndësi

Ndiqni Piranjat kudo.

Investigime, denoncime dhe satirë — zëri që nuk hesht.