E rëndë në Meksikë/ Përleshje në burg, 10 viktima dhe 16 të plagosur, mes viktimave edhe...

Dhjetë persona kanë humbur jetën dhe 16 të tjerë janë plagosur pas një përleshjeje në burgun “El Castillo”, në qytetin Mazatlan, në shtetin e Sinaloas të Meksikës, raportoi “Reuters”.
Ngjarja ndodhi dje gjatë orarit të vizitave familjare.
Sipas autoriteteve vendase, mes viktimave janë nëntë të burgosur dhe një familjar që kishte shkuar për vizitë në institucion.
Sipas raportimeve të medieve meksikane, viktima e mitur ishte një fëmijë dyvjeçar.
Të 16 personat e plagosur janë të burgosur dhe janë dërguar për të marrë trajtim mjekësor, njoftuan autoritetet.
Pas përleshjes, forcat e ushtrisë, Gardës Kombëtare, marinës dhe strukturave të sigurisë së shtetit, ndërhynë për të rivendosur rendin në burg.
Autoritetet konfirmuan se situata ishte vënë nën kontroll.
Vizitat në burg u pezulluan përkohësisht, ndërsa autoritetet nisën hetimet për të përcaktuar shkaqet e përleshjes dhe rrethanat e vdekjes së dhjetë personave.
Deri tani, autoritetet nuk kanë bërë të ditur shkakun e saktë të dhunës dhe mënyrën se si humbën jetën viktimat.
Lexo edhe
BOTA
Rusia kërkon heqjen e sanksioneve amerikane, Moska tregon ofertën për Ukrainën

VIDEO/ Tërmet i fuqishëm me magnitudë 7.7 godet këtë vend, alarm për cunami

VIDEO nga momenti/ Ukraina godet fabrikën ruse të raketave Kh-101

Çernobili nuk “gjen qetësi”/ Zbulim shqetësues 40 vjet pas katastrofës

Trump njofton marrëveshjen me Putin: Rusia do të furnizojë tregun me miliona ton naftë, çmimet do të ulen





