
Bill Gates “mori përgjegjësinë për veprimet e tij” në lidhje me marrëdhënien me financierin e ndjerë Jeffrey Epstein gjatë një takimi me stafin e Fondacioni Bill & Melinda Gates, konfirmoi një zëdhënës i organizatës në një deklaratë për Reuters. Reagimi erdhi pas një raporti të publikuar nga The Wall Street Journal, sipas të cilit Gates u kishte kërkuar falje punonjësve të fondacionit për lidhjet e tij me Epstein.
Dokumente të publikuara nga Departamenti i Drejtësisë i SHBA tregojnë se Gates dhe Epstein janë takuar disa herë pas lirimit të financierit nga burgu, për të diskutuar zgjerimin e aktiviteteve filantropike të bashkëthemeluesit të Microsoft. Sipas raportit, Gates e cilësoi si “një gabim të madh” faktin që kishte kaluar kohë me Epstein dhe që e kishte vendosur atë në kontakt me drejtues të fondacionit gjatë atyre takimeve. Gazeta citoi një regjistrim audio nga mbledhja me stafin, ku Gates shprehej: “U kërkoj falje njerëzve të tjerë që janë përfshirë në këtë për shkak të një gabimi që bëra.”.
Raporti shton gjithashtu se Gates pranoi dy marrëdhënie me gra ruse, të cilat, sipas gazetës, u zbuluan më vonë nga Epstein. Megjithatë, theksohet se këto gra nuk ishin mes viktimave të financierit. “Unë nuk bëra asgjë të paligjshme, as nuk pashë asgjë të paligjshme”, citohet të ketë thënë Gates para stafit. Dokumentet e publikuara përfshijnë edhe foto ku ai shfaqet duke pozuar me gra, me fytyrat e modifikuara. Gates ka deklaruar edhe më herët se marrëdhënia e tij me Epstein kishte qenë e kufizuar në diskutime për bamirësi dhe ka pranuar se takimet me të ishin një gabim. Sipas raportit, ai u tha punonjësve se Epstein i kishte kërkuar të realizonte foto me asistente pas takimeve, duke shtuar: “Për të qenë i qartë, unë nuk kam kaluar kurrë kohë me viktimat, me gratë që e rrethonin.”. Më herët këtë muaj, Fondacioni Gates njoftoi se nuk kishte bërë asnjë pagesë për Epstein dhe as nuk e kishte punësuar atë në asnjë rol.
Artikuj te sugjeruar
BOTA
25 Shkurt10:58
Facebook projektoi një aplikacion për adoleshentët të quajtur 'Bell', por nuk e lançoi kurrë
Në vitin 2018, ndërsa Facebook kërkonte të zgjeronte praninë e tij globale, kompania shqyrtoi lançimin e një ap...
Nga Xhuljan Ferzaj
BOTA
25 Shkurt10:50
Kush është udhëheqësi i ri i kartelit famëkeq "Jalisco"?
Pas vrasjes së Nemesio Oseguera Cervantes, i famshmi “El Mencho” gjatë fundjavës, raportet thonë se karteli Jalisco në&nb...
BOTA
25 Shkurt10:50
Një qytetërim më i vjetër se piramidat po rishkruan historinë e Amerikës
Një seri kanoesh mijëra-vjeçare po nxirren nga fundi i një liqeni në Madison, duke nxitur një interes të ri për...
BOTA
25 Shkurt09:33
Meksika në kaos, Bolivia dhe Portugalia i shkruajnë FIFA-s, frikë për sigurinë
Kaosi dhe trazirat që po ndodhin këtë periudhë në Meksikë po shqetësojnë pafund edhe botën e futbollit, mbi t&eum...
BOTA
25 Shkurt09:18
Tensionet Kinë-Japoni në rritje, Tokio pritet të vendosë raketa pranë Tajvanit
Japonia po planifikon të vendosë raketa tokë-ajër në ishullin e saj të largët perëndimor pranë Tajvanit. Rak...
BOTA
25 Shkurt08:30
Leyen: Miratimi i paketës së 20-të të sanksioneve kundër Rusisë është çështje kohe
Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, ka shprehur besimin se Bashkimi Evropian (BE) herët a vonë do të miratojë paket&e...
Nga Xhuljan Ferzaj
BOTA
25 Shkurt08:09
Analiza e BBC-së: Trump frymëzon patriotizëm ndërsa përballet me vështirësi të mëdha politike
Donald Trump mbajti fjalimin e tij për Gjendjen e Kombit të martën në mbrëmje, duke përshëndetur atë që...
BOTA
25 Shkurt08:14
Sulm me thikë në Uashington, 5 të vdekur, sulmuesi qëllohet nga policia
Pesë persona u vranë në një sulm me thikë të martën pranë Tacoma-s, Washington, rreth një orë larg Seattle-i...
BOTA
25 Shkurt08:02
Nga situata në SHBA, te tensionet me Iranin/ Trump thyen rekordin për fjalimin më të gjatë në Kongres
Trump ka thyer rekordin e tij për fjalimin më të gjatë vjetor në Kongres.
Fjalimi i mbajtur zgjati një orë e 48 minuta, du...
BOTA
24 Shkurt23:13
Aksidenti i rëndë/ Pamje nga momenti kur motori përplaset dramatikisht me një automjet dhe më pas me shtyllën (VIDEO)
Një motoçiklist i cili u përplas nga një makinë në rrugën Syggrou u dërgua në Spitalin e Përgjithshëm S...