Fenomen spektakolar në Greqi! Formohet “rrëke” uji mes Mykonos dhe Naxos

Një fenomen i pazakontë atmosferik është shfaqur në ishujt Ciklade të Greqisë, ku një rrëke uji u formua në detin mes Mykonos dhe Naxos, ndërsa re të dendura dhe të errëta mbuluan qiellin.
Fenomeni u filmua nga kamerat e Mykonos Live TV, të cilat kapën momentin kur kolona e ujit ngrihej mbi sipërfaqen e detit, duke krijuar një pamje mbresëlënëse.
Shfaqja e këtij fenomeni vjen në një kohë kur moti i keq po afrohet në rajon, me vranësira të dendura dhe ndryshime të kushteve atmosferike në ishujt e Egjeut.
Sipas buletinit të përditësuar të Shërbimit Meteorologjik Helenik, moti i keq do të prekë edhe ishujt Ciklade, ku për të martën, më 13 tetor, dhe të mërkurën, më 14 tetor, parashikohen reshje shiu dhe stuhi lokale. Të mërkurën, fenomenet atmosferike mund të jenë lokalisht të forta. Ndërkohë, erërat verilindore pritet të forcohen ndjeshëm, duke arritur intensitetin 8 ballë në shkallën Beaufort në detin Egje, ndërsa në disa zona mund të shkojnë deri në 9 ballë.
Edhe të enjten, më 15 tetor, vranësirat dhe reshjet lokale do të vijojnë në pjesët lindore dhe jugore të Greqisë. Erërat në Egje pritet të fryjnë me intensitet 6 deri në 7 ballë, ndërsa lokalisht mund të arrijnë deri në 8 ballë.
Lexo edhe
BOTA
Skandali me ambasadoren e SHBA-së në Greqi, Trump shqyrton shkarkimin e Kimberly Guilfoyle

Sulmet e Houthive! ‘Tërbohet’ Arabia Saudite, paralajmëron përgjigje të ashpër

Financial Times: Moska po planifikon vrasjen e drejtuesve të kompanive të mbrojtjes në Evropë

Vdekja e Mazonakis, analizat toksikologjike zbulojnë propofol dhe midazolam në gjak, mjeku kishte kërkuar dy substancat përmes Inteligjen...

Të shtëna me armë zjarri në një shkollë në Francë, plagosen drejtori dhe një mësues…

Tensionet në Lindjen e Mesme/ Për çfarë po përgatitet Turqia? Ndërtohen strehimore në të gjithë vendin

Përmbytjet në Nepal, mbi 100 alpinistë të huaj mbeten të bllokuar, ushtria nis operacionet e kërkim-shpëtimit

Analiza e WSJ: Huthitë po bëjnë presion mbi Arabinë Saudite dhe po kërcënojnë planet e mëdha të Bin Salman





