Editorial Emisione Investigime Aktualitet Sociale Politikë Kosova Bota Showbiz Lifestyle Sport
TË FUNDIT
Socialistët përjashtojnë Elisa Spiropalin VIDEO/ Banorët e Lotajt në Shkodër detyrohen të hapin vetë rrugën e bllokuar Buxheti 2027/ Tedi Blushi: Të rriten me 35% pagat për zjarrfikësit dhe Policinë e Burgjeve, si detyrim ndaj... Tronditet partia e Vuçiçit/ Nisin largimet nga SNS-ja, ikën këshilltari në Beograd: Nuk pajtohem me urdhrat... Arrestohet vëllai i ish-presidentit të Paraguait, dyshohet për pastrim parash në skandalin e Ueno Bank Tentuan të merrnin me forcë 42-vjeçarin pas konfliktit, arrestohen xhaxha e nip VIDEO/ Grushta dhe kaos në Kampionatin Botëror të Xhuxhëve, policia futet në fushë për të ndalur sherrin me... Moti i keq, shembet një pjesë e rrugës Bajram Curri–Cernicë; bllokohet qarkullimi Postimi në rrjetet sociale i Taulant Ballës, reagon Mitropoliti Anastas: Mos i përdhosni klerikët ortodoksë... Mjet i blinduar, armë dhe 3 efektivë si truproja; kush është Ilir Shyti që rikthen në vëmendje dosjen “Hakm... Sonte përballja me PSV-në në Champions, Mourinho dhe lodhja e Real Madridit: Kam lojtarë që dinë të gënjejn... Jennifer Lopez pretendon se e ka pasur të vështirë të marrë role për shkak të prejardhjes së saj, njerëzit ...
BOTA

Të shtëna me armë zjarri në një shkollë në Francë, plagosen drejtori dhe një mësues…

P
Piranjat12 October 2026, 12:18 · 1 min lexim
Të shtëna me armë zjarri në një shkollë në

Një ngjarje e rëndë është regjistruar mëngjesin e së hënës, 12 tetor, në një shkollë në qytetin Aubagne, në jug të Francës, ku të shtënat me armë zjarri kanë plagosur drejtorin e institucionit dhe një mësues. Për ngjarjen është arrestuar një 14-vjeçar, i dyshuar si autori i sulmit.

Sipas televizionit francez BFMTV, incidenti ndodhi në shkollën Joseph-Lakanal, në rajonin Bouches-du-Rhône, pranë Marsejës. Mediat franceze raportojnë se janë dëgjuar të paktën katër të shtëna me armë zjarri.

Drejtori 53-vjeçar i shkollës u plagos në këmbë nga predha të një pushke, ndërsa një mësues 37-vjeçar u godit në kofshë nga një plumb që kishte bërë rikoshet.

Pas alarmit, në vendngjarje mbërritën zjarrfikësit dhe ekipet e emergjencës, të cilat u dhanë ndihmën e parë dy të plagosurve. Sipas një burimi të cituar nga BFMTV, jeta e tyre nuk është në rrezik.

Policia ka arrestuar një 14-vjeçar, i cili dyshohet se hapi zjarr brenda shkollës. Rrethanat dhe motivet e ngjarjes mbeten për t’u sqaruar.

SHPËRNDAJE

Lexo edhe

BOTA

Me rëndësi

Ndiqni Piranjat kudo.

Investigime, denoncime dhe satirë — zëri që nuk hesht.