Qeveria italiane mohon raportet për sulme me dronë rusë: Nuk morëm asnjë paralajmërim

Qeveria italiane nuk mori asnjë paralajmërim për sulme të mundshme nga dronë rusë nga deti, konfirmuan sot katër burime për agjencinë ANSA, duke mohuar shkrimin e gazetës spanjolle “El Mundo”.
Burimet deklaruan se nuk kishte raportime për sulme të tilla në nivel operacional, as përmes kanaleve të inteligjencës, as përmes kanaleve diplomatike apo ushtarake.
Gazeta “El Mundo” njoftoi më parë se shërbimet e inteligjencës së Shteteve të Bashkuara të Amerikës (SHBA) mësuan për sulme të mundshme ruse ndaj Italisë, Francës dhe Spanjës. Deputetja italiane e opozitës nga Partia Demokratike, Lia Quartapella, kërkoi reagimin e qeverisë ndaj këtyre akuzave.
“Raportet për një sulm të mundshëm nga dronë rusë ndaj Italisë kërkojnë një sqarim urgjent nga qeveria”, tha ajo.
Lexo edhe
BOTA
Rubio: Serbia, rrezik tensioni! Europa shqyrton plane emergjente pas paralajmërimeve për provokime nga Rusia

CIA paralajmëron për sulm rus me dron në Spanjë, Francë ose Itali

Një agjent i inteligjencës artificiale 'pushtoi' një sistem qeveritar, alarm në Australi për OpenAI

Lavrov: Moska nuk do ta ndalë luftën në Ukrainë

Era diellore godet sot Tokën, priten aurora të fuqishme

“Rrezik ekstrem”, Carney: Kanadaja shqyrtoi mundësinë e një veprimi ushtarak nga Amerika

SHBA e konfirmon: 8 tentativa vetëvrasjeje në aeroplanmbajtësen USS Abraham Lincoln gjatë misionit në Lindjen e Mesme

Provokime dhe sabotime! Evropa shqyrton plane emergjente pas provokimeve ruse dhe paralajmërimeve për sulm të mundshëm





