Pa numër identifikimi e me shpërblim në xhep/ Policët fshihen nga kamera e Piranjave!
Pas ditës së pestë të protestës studentore, kryeministri Edi Rama njoftoi se efektivët e angazhuar në protestë do të...
Pas ditës së pestë të protestës studentore, kryeministri Edi Rama njoftoi se efektivët e angazhuar në protestë do të...
Kjo protestë studentore ka edhe një anë më pak të dukshme, por po aq të rëndësishme. Ndërsa në rrugë stud...
Nga Albana Deda Mirëmbrëma! Unë jam Albana Deda dhe jam pedagoge në Universitetin e Tiranës prej gati 30 vitesh.Gjatë këtyre...
Kryeministri Edi Rama ka bërë disa dalje publike, ku ka ftuar studentët të dialogojnë, pasi protestat kanë vijuar prej ditësh...
Të martën, më datë 20 tetor, pas thirrjes së Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve të Shqipërisë...
Nga Paulin Vilajeti Mirëmbrëma. Unë jam pastor.Jam pastor që në ’92.Ditët e fundit pashë dy vende që u pre...
Protestat studentore në Tiranë janë shoqëruar me përplasje të forta dhe dhunë të pajustifikuar nga segmente të Po...
Pas ditës së pestë të protestës studentore, kryeministri Edi Rama njoftoi se efektivët e angazhuar në protestë do të...
Se çfarë po ndodh në Tiranë, është pak të quhet terror policor. Djem dhe vajza që janë rrahur barbarisht dhe d&eu...
Kongresmeni amerikan Jim McGovern ka reaguar me shqetësim për protestat në Shqipëri, duke i bërë thirrje qeverisë të nda...
Komisionari Evropian për Çështje të Zgjerimit dhe Fqinjësisë, Oliver Varhelyi, ka thënë të martën se mospërshtatja e politikës së jashtme të Serbisë, me atë të BE-së, rreth sanksioneve ndaj Rusisë, është një “çështje serioze“. Në një debat të organizuar për Serbinë, në Parlamentin Evropian, ai ka bërë thirrje që autoritetet në Serbi të komunikojnë si duhet beneficionet që vijnë nga procesi i integrimeve evropiane, duke përmendur faktin se BE-ja “është dhe do të mbetet partneri, donatori dhe investuesi më i madh i Serbisë“.
Ky komisionar tha se në procesin e negociatave të anëtarësimit, Serbia deri tash ka hapur 22 prej 35 kapitujve negociues dhe se, sipas vlerësimit të Komisionit Evropian, një bllok i tërë me kapituj negociues teknikisht është gati për t'u hapur.
Ai përshëndeti përparimin e Serbisë në përshtatjen me regjimin e vizave të BE-së.
Komisioni ka mirëpritur edhe arritjen e Marrëveshjes për normalizim të marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë dhe ka kërkuar të implementohen, pa vonesa dhe pa kushte, të gjitha obligimet, duke përmendur posaçërisht atë për Asociacionin e komunave me shumicë serbe në Kosovë.
Gjatë debatit, deputetja kroate Zheljana Zovko, ka kërkuar që Serbia të kthejë kahen e mospërshtatjes së saj me qëndrimet e BE-së në politikën e jashtme.
Zovko nënvizoi se përshtatja e politikës së jashtme të Serbisë, me atë të BE-së, ka rënë nga 65, në 45 për qind.
Deputetja nga Partia e të Gjelbërve, Viola Von Cramon, ka pasur kritika për nivelin e demokracisë në Serbi.
“Serbia nuk është më demokratike sesa ka qenë. Mungon liria e shprehjes dhe kultura e tolerancës politike. Dialogu duhet të fokusohet në mënyrë që të sigurohet që serbët e Kosovës të mos jenë vegël e askujt. Serbia duhet të mbyllë kapitullin e Kosovës, dhe të ecë drejt BE-së për një Serbi evropiane“, ka thënë ajo.
Tonino Picula, deputet socialist nga Kroacia, tha në fjalimin e tij se presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, po e largon Serbinë nga BE-ja, dhe po e afron me Rusinë.
Ai përmendi glorifikimin e kriminelëve të luftës në Serbi dhe kërkoi që t'i jepet fund kësaj praktike.
Më 10 maj, në Parlamentin Evropian do të votohet rezolutën për Serbinë.
Në raport është propozuar një amendament që kërkon shprehjen e keqardhjes për votimin e Serbisë kundër anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës, që, sipas propozueses Viola von Cramon, shkel marrëveshjen e arritur në dialog.
Me ndërmjetësimin e BE-së dhe mbështetjen e Shteteve të Bashkuara, dy vendet janë në negociata për normalizimin e marrëdhënieve qysh nga viti 2011.
Ato kanë arritur dhjetëra marrëveshje, por shumica e tyre nuk janë zbatuar dhe palët kanë fajësuar njëra-tjetrën për ngecje./REL
Nga Aleksej Kišjuhas* - Albanofobia në Serbi nuk ka vdekur dhe nuk e dimë se kur do të ndodhë. Dhe çfarë ndjesie jasht...
Është publikuar një artikull në Financial Times në lidhje me zhvillimet e fundit në dialogun Kosovë-Serbi. Aty zbulohet edh...
Në një njoftim të fundit, presidenti Recep Tayyip Erdoğan ka zbuluar se pagat për më shumë se 700,000 punëtorë në...
Ambasadori i UFC dhe ‘ylli’ i rrjetit Tik Tok, Hasbulla Magomedov është arrestuar në vendlindjen e tij. Pasi ka shkelur rregullat e...
Aktorja libaneze e filmavepër të rritur, Mia Khalifa u ftua të jepte një leksion për studentët në Universite...
Ngritja e aktakuzave në mungesë për krime lufte në Kosovë ka rëndësi si për dokumentimin e krimeve, ashtu edhe pë...
Sulmet ajrore tronditën sërish kryeqytetin e Sudanit më 8 maj, teksa bisedimet e fundit të armëpushimit në Xheda nuk rezultuan t...
Prado Salmon ish gjeneral bolivian, është ndarë nga jeta në moshën 84-vjeçare, duke lënë pas një ngjarje ...
TURQI-Më pak se një javë nga zgjedhjet vendimtare në Turqi , tensioni mes “kampeve” të presidentit Recep T...
SERBI- Detaje të reja nga masakra që ndodhi pak ditën më parë në Beograd. Dyshohet se autori, 21-vjeçari nga Mlladenov, i...