Editorial Emisione Investigime Aktualitet Sociale Politikë Kosova Bota Showbiz Lifestyle Sport
TË FUNDIT
“Gimbos i vodhën makinën”/ Selin zbulon incidentin: 24 orët e fundit kanë qenë si serial, pa gjumë dhe nerv... Ryanair ndryshon afatin e check-in nga 10 nëntori, çfarë duhet të kenë parasysh ata që udhëtojnë nga Tirana... Zbulohet skandali në Greqi/ “VIP”-at i shkaktojnë 206 milionë euro dëm shtetit, skema e “perandorit” të nat... “Amerika bëri një hap gjigant prapa në histori”, Trump pas disfatës në zgjedhjet e mesmandatit: Republikanë... Kryeministri britanik letër Kurtit: Kosova të respektojë mandatin e Gjykatës Speciale, si dëshmi e pjekuris... "Liria ka Emër” planifikon peticion dhe grevë për vendimin e Hagës ndaj ish-krerëve të UÇK-së 69 ditë i zhdukur në Oqeanin Paqësor, 86-vjeçari dhe qeni i tij gjenden gjallë 740 kilometra larg bregut Gjermania miraton përgjysmimin e kuotës vjetore të punësimit për Ballkanin Perëndimor Ngjarje e rëndë në Greqi, gjendet në valixhe trupi i pajetë i një gruaje, detajet e para Raporti i Antimafias italiane: Grupet kriminale shqiptare ulen në të njëjtën tryezë me Ndrangheta-n dhe Cos... Tenerife merr përsipër të mbështesë financiarisht vajzën 1-vjeçare të Jesus de Miguel “Irani shtet i dështuar, me 301 përqind inflacion”, Trump: Nëse bisedimet përparojnë, mund ta ndërpresim lu...
BOTA

Kriza e Ebolas në Kongo/ SHBA-të akordojnë 267 milionë dollarë shtesë për përballimin e epidemisë

P
Piranjat24 September 2026, 08:08 · 1 min lexim
Kriza e Ebolas në Kongo/ SHBA-të akordojnë 267 milionë

Shtetet e Bashkuara do të japin 267 milionë dollarë shtesë për përballimin e epidemisë së Ebolës në Republikën Demokratike të Kongos. Fondet do të përdoren për ndihmë shëndetësore dhe humanitare, në një kohë kur autoritetet po përballen me një nga shpërthimet më të rënda të sëmundjes në vend.

Sipas raportimeve nga mediat e huaja, me fondet e reja, ndihma e drejtpërdrejtë amerikane për luftën kundër epidemisë arrin në 887 milionë dollarë. Uashingtoni ka bërë gjithashtu thirrje për një angazhim më të madh ndërkombëtar për përballimin e krizës. Në fund të gushtit, Kombet e Bashkuara kërkuan 1.1 miliardë dollarë për zbatimin e një plani të posaçëm ndihme ndaj epidemisë.

Ndërkohë, situata në terren vijon të mbetet shqetësuese, me virusin që po përhapet në zona të ndryshme të vendit. Republika Demokratike e Kongos po përballet me shpërthimin e 17-të të Ebolës në historinë e saj. Sipas të dhënave të fundit të autoriteteve shëndetësore, epidemia ka shkaktuar 3,639 viktima nga 7,541 raste të konfirmuara në laborator.

SHPËRNDAJE

Lexo edhe

BOTA

Me rëndësi

Ndiqni Piranjat kudo.

Investigime, denoncime dhe satirë — zëri që nuk hesht.