Editorial Emisione Investigime Aktualitet Sociale Politikë Kosova Bota Showbiz Lifestyle Sport
TË FUNDIT
Gara për Tiranën/ Adriatik Lapaj konfirmon mbështetjen për Florjan Binajn: Uroj që të mos tërhiqen të tjerë... VIDEO/ Situatë alarmante në zonën e ish-Kënetës në Durrës, mbeturinat kthehen në burim infeksioni E rëndë në Shkodër, humb jetën 34-vjeçari me detyrë elektricist  Ish-“skifteri” Dorian Puka publikon bisedat me gazetarët anglezë: Më ofruan para për të qenë në emisionet ,... Mediat greke jehonë arrestimit të grabitësit të bankave/ Nga 28 grabitjet e dyshuara në Greqi te 75 mijë eu... Aksident në aksin rrugor Qafë Plloçë–Qukës/ Mbetet e plagosur një grua nga përplasja e dy automjeteve, vijo... Dita e 163 e revoltës! Qytetarët në protestë para Kryeministrisë, kërkojnë largimin e Ramës Pasqyra e qeverisë e çon inflacionin në nivele rekord Drejtori i Autoritetit Portual Durrës, Liburn Aliu jep dorëheqjen Gjurmime të krimit në Shqipëri dhe vende të huaja, ja çfarë kishin 9 diagramat e SHISH që u gjendën te Ergy... Përplasje mes disa automjeteve në rrethrrotullimin e Rrogozhinës, policia në vendngjarje Avokati Ndreca letër Burgjeve dhe Ministrisë së Shëndetësisë: Veliaj në gjendje kritike
BOTA

Melania Trump kritikohet për paraqitjen e saj në takimin mes Xi Jinping dhe Donald Trump: Duket si kameriere! A nuk do të ishte një fustan më i përshtatshëm?

P
Piranjat25 September 2026, 17:00 · 2 min lexim
Melania Trump kritikohet për paraqitjen e saj në takimin mes Xi

Melania Trump u përball me kritika të shumta pas takimit të Donald Trump me presidentin kinez Xi Jinping të enjten në Shtëpinë e Bardhë, për shkak të zgjedhjes së veshjes së saj. Xi Jinping dhe delegacioni i tij mbërritën në Shtetet e Bashkuara për një takim me presidentin amerikan Donald Trump pas qëndrimit të Trump në Kinë në fillim të këtij viti.

Ndërkohë veshja e Melania Trump u konsiderua si e papërshtatshme për një takim të tillë zyrtar nga përdoruesit e rrjeteve sociale. Vëmendjen më të madhe e mori këmisha e saj e bardhë me një detaj fjongo.

“Duket si kameriere... A nuk do të ishte një fustan më i përshtatshëm? Apo ky është një lloj proteste?”, shkroi një përdorues.

Kështu veshja e saj u cilësua e thjeshtë për një takim diplomatik ndërsa e krahasuan atë edhe me veshjen e një kamariereje. Pas këtij reagimi stilistja dhe këshilltarja e imazhit të Melanias, Cynthia Kennedy, shpjegoi se zgjedhjet e saj në modë synojnë të pasqyrojnë pavarësinë dhe gatishmërinë për t'u distancuar nga pritshmëritë tradicionale.

“Ajo që bën mund të mos jetë domosdoshmërisht moderne, por është strategjike”, citoi stilistja në deklaratën e saj.

SHPËRNDAJE

Lexo edhe

BOTA

Me rëndësi

Ndiqni Piranjat kudo.

Investigime, denoncime dhe satirë — zëri që nuk hesht.