Netanyahu thërret mbledhje urgjente të sigurisë, në fokus Irani, Gaza dhe Libani

Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu, ka thirrur një takim urgjent për çështjet e sigurisë, në një kohë kur shqetësimet për përshkallëzimin e konfliktit në Lindjen e Mesme janë në rritje.
Sipas mediave izraelite, takimi po zhvillohet në selinë ushtarake “Kyria” në Tel Aviv, ku po diskutohen zhvillimet që lidhen me Iranin, Rripin e Gazës dhe Libanin.
Në takim marrin pjesë edhe ministri izraelit i Mbrojtjes, Israel Katz, si dhe zyrtarë të lartë të sigurisë.
Mbledhja vjen pas sulmeve të kryera të dielën nga rebelët Huthi ndaj infrastrukturës në Arabinë Saudite, përfshirë aeroportet dhe objektet e kompanisë saudite të naftës Aramco.
Sipas raportimeve, një tjetër shqetësim është mundësia e përshkallëzimit të mëtejshëm të konfliktit mes Shteteve të Bashkuara dhe Iranit, çka mund të ndikojë në situatën e sigurisë në të gjithë rajonin.
Zhvillimet e fundit kanë shtuar tensionet në Lindjen e Mesme, ndërsa autoritetet izraelite po shqyrtojnë situatën dhe rreziqet që lidhen me zgjerimin e konfliktit.
Lexo edhe
BOTA
DW: Besimi te Gjykata Kushtetuese Gjermane po zbehet

Trump shpalli armëpushim Rusi-Ukrainë, por sulmet vazhdojnë, Zelensky: Presim garanci nga Moska

Nafta, lufta dhe zgjedhjet/ Analiza: Çfarë fshihet pas marrëveshjes së re Trump-Putin dhe presionit ndaj Zelensky për armëpushim

Associated Press: Presidenti Trump dhe Marco Rubio shqyrtojnë shkarkimin e Kimberly Guilfoyle nga posti i ambasadores në Greqi

Ra në det nga kroçera në Zakinthos, shpëtohet pas 12 orësh turistja 44-vjeçare

“Mos thyeni armëpushimin!”/ Putin nuk i bindet Trump-it, sulm mbi termocentralin në Kharkiv

Zelensky: Nëse Putin pranon armëpushimin, mbajmë zgjedhjet për President

Me 66% të votave, Raphael Glucksmann fiton zgjedhjet paraprake të krahut të majtë francez





