Editorial Emisione Investigime Aktualitet Sociale Politikë Kosova Bota Showbiz Lifestyle Sport
TË FUNDIT
Moti i keq, pezullohen lundrimet me traget nga Vlora drejt Italisë Vrasja e “Papagallit” në Greqi, zbardhet dëshmia e bashkëpunëtorit: Kisha frikë t’i thoja jo Seancë e rëndësishme në Kuvend, buxheti 2027 dhe aktet për protestat në rend dite Katër ditë pushim, nga 55 në 2,700 euro; Ku do të udhëtojnë shqiptarët për festat e Nëntorit? Çerdhet pa drekë dhe me orar të kufizuar, pengesë për punësimin e nënave Sot paralizohet për 3 orë transporti publik në vend, rritja e TVSH do të shtrenjtojë biletat Reshje të dendura dhe shtrëngata në vend, ja qarqet në rrezik për përmbytje Horoskopi/ Zbuloni çfarë kanë rezervuar yjet për secilën shenjë, kush do të ketë fat në dashuri dhe financa... Kazinoja te ‘Air Albania’/ Zbardhen fijet që të çojnë te Olsi Rama Karteli i kazinove dhe pushteti i Olsi Ramës/ Toka 320 mijë euro u vlerësua 26 milionë euro për licensimin ... Debati për operacionin e Veliajt, deputetja socialiste propozon ndryshime të ligjit “Jam polic!”/ Zbardhet plagosja me thikë në Maliq, 30-vjeçari sulmoi i pari autorin, shpallet në kërkim...
BOTA

“Mos thyeni armëpushimin!”/ Putin nuk i bindet Trump-it, sulm mbi termocentralin në Kharkiv

P
Piranjat11 October 2026, 22:20 · 2 min lexim
“Mos thyeni armëpushimin!”/ Putin nuk i bindet Trump-it, sulm

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky ka akuzuar Rusinë se po vijon sulmet, pavarësisht njoftimit për një armëpushim energjetik të njoftuar nga presidenti amerikan Donald Trump.

Sipas Zelenskyt, ushtria ukrainase ka marrë të gjitha urdhrat përkatës në lidhje me armëpushimin, ndërsa Kievi po pret sqarime për marrëveshjen e pretenduar mes Uashingtonit dhe Moskës.

“Forcat e Armatosura të Ukrainës kanë marrë të gjitha urdhrat përkatës. Ne po presim detaje të qarta të bisedimeve midis Shteteve të Bashkuara dhe Rusisë dhe presim që Putini të respektojë atë që tha presidenti Trump”, deklaroi Zelensky.

Ndërkohë, presidenti ukrainas bëri të ditur se forcat ruse kishin goditur termocentralin CHP-5 në Kharkiv, një objekt që furnizon qytetin me ngrohje dhe energji elektrike.

Zhvillimi vjen pas njoftimit të Trumpit se Rusia dhe Ukraina kishin pranuar një armëpushim për sulmet ndaj infrastrukturës energjetike. Megjithatë, Zelensky ka deklaruar se po pret detaje të qarta nga pala amerikane, ndërsa mbetet për t’u parë nëse marrëveshja do të respektohet nga të dyja palët.

SHPËRNDAJE

Lexo edhe

BOTA

Me rëndësi

Ndiqni Piranjat kudo.

Investigime, denoncime dhe satirë — zëri që nuk hesht.