BOTA

Pas arrestimit të Maduros, liderja e opozitës së Venezuelës vizitë në SHBA. Presidenti Trump: Mezi pres ta takoj

Piranjat Përditësimi i fundit 9 Janar 2026, 08:48

Pas arrestimit të Maduros, liderja e opozitës së Venezuelës

Presidenti amerikan Donald Trump deklaroi se mezi pret të takohet me lideren e opozitës venezueliane, Maria Corina Machado, duke zbuluar se fituesja e këtij viti e Çmimit Nobel për Paqen pritet të vizitojë Shtetet e Bashkuara javën e ardhshme.

Gjatë një interviste, Trump u pyet nëse planifikon të takohet me Machado-n pas sulmit të fundit amerikan në Venezuelë, i cili çoi në arrestimin e presidentit Nicolás Maduro. “Nga sa kuptoj, ajo do të vijë diku javën e ardhshme. Pres me padurim ta përshëndes”, u shpreh presidenti i SHBA-së.

Maria Corina Machado e ka lavdëruar Donald Trump-in për rrëzimin e Nicolás Maduro-s dhe ka premtuar se do të kthehet së shpejti në atdheun e saj, duke deklaruar se është e gatshme të fitojë zgjedhjet e ardhshme.

Megjithatë, Trump ka shprehur së fundmi dyshime nëse Machado mund ta qeverisë Venezuelën, duke pretenduar se “ajo nuk ka as mbështetjen dhe as respektin e popullit”.

Donald Trump deklaroi gjithashtu për Fox News se do të nevojitet kohë që Venezuela, ku presidenca aktualisht drejtohet përkohësisht nga Delcy Rodríguez, të jetë në gjendje të shkojë drejt zgjedhjeve. “Duhet ta rindërtojmë vendin. Ata nuk mund të zhvillojnë zgjedhje”, tha presidenti amerikan. “As nuk do të dinin se si t’i organizonin zgjedhjet në këtë moment”, shtoi ai.

Venezuela është një nga eksportueset më të mëdha të naftës në botë. Pas rrëzimit të presidentit Maduro, Donald Trump deklaroi hapur se SHBA-të do ta “administrojnë” Venezuelën dhe se kompanitë amerikane do të kontrollojnë naftën e saj. Sipas tij, SHBA-të mund të sigurojnë deri në 50 milionë fuçi nafte nga vendi i Amerikës Latine.

Trump bëri të ditur në emisionin e Hannity-t se të premten do të zhvillojë një takim me drejtues të kompanive të naftës, të cilat pritet të investojnë “të paktën 100 miliardë dollarë” në Venezuelë.

Presidenti amerikan paralajmëroi gjithashtu nisjen e sulmeve tokësore kundër karteleve të drogës, duke përfshirë edhe Meksikën. “Do të fillojmë sulme tokësore kundër karteleve. Karteleve sundojnë Meksikën. Është shumë e trishtueshme të shohësh se çfarë po ndodh në këtë vend”, deklaroi Trump.

Që nga fillimi i shtatorit, forcat e armatosura amerikane kanë kryer sulme ajrore në Karaibe dhe Paqësor kundër mjeteve lundruese që dyshohet se transportonin drogë, me një bilanc prej të paktën 107 të vdekurish.

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 6

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 6

Me buzëqeshje e revoltë: Gen Z po e dridh pushtetin e Ramës!

Pa numër identifikimi e me shpërblim në xhep: Policët fshihen nga kamera e Piranjave!

Krah për krah për humanizëm: Aktivistët shpëtojnë jetë e mjekojnë uniformat blu!

Studentët kanë të drejtë!

Arroganca e pushtetit përballë krizës: Studentët i thonë "JO" Edi Ramës!

Pedagogët braktisin auditoret e bashkohen me studentët: Ultimatumi për grevë urie!

Trupi i fëmijës është i shenjtë.

Shoqërime masive e presion në shesh: Ish-policët denoncojnë skandalin e uniformave blu!

"Po t'i thyhej këmba fëmijës tuaj?": Piranjat "gozhdojnë" deputetët!

20-vjeçari rrëfen tmerrin që ndodh pas atyre dyerve.

Hiqe atë gur nga dora!

Si parashikoi Rama 13 vite më parë atë që po bën sot?

Gen Z/ Zëri i revoltës që po dridh pushtetin.

Ju lutem kujdes me veprimet, mos e provokoni policinë! ????

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?