Editorial Emisione Investigime Aktualitet Sociale Politikë Kosova Bota Showbiz Lifestyle Sport
TË FUNDIT
Kombëtarja U-21/ Trajneri Bushi: Spanja kundërshtar i nivelit të lartë, do të luf*ojmë me shpirt e zemër... Sonte përballja e titanëve europianë Gjermani-Holandë ‘Japin pak dhe marrin shumë’/ Zhupa: Buxheti i Ramës, mekanizëm për vjedhje dhe blerje votash Pastrim parash në bashkëpunim dhe më shumë se një herë/ Igli Tare mes emrave në dosjen e dorëzuar për gjyki... Dosja Balluku në gjykatë/ Kush janë 25 personat dhe dy kompanitë e tjera të pandehura nga SPAK? 10 tenderat... REL: Kënga nacionaliste serbe në koncertin e BE-së, gabim njerëzor apo provokim ndaj Kosovës? UEFA po shqyrton kandidaturën e Luis Figos kundër Infantinos për president të FIFA-s Ndryshoi pamjen dhe mori identitetin e motrës, si u zbulua grabitësi në Turqi SPAK dërgon për gjykim dosjen penale ndaj Belinda Ballukut Asambleja e PS/ Rama kërkoi përjashtimin e Spiopalit dhe Ndrecës, Petro Koçi shënjestron Ballukun: Vendimi ... Moti i keq/ Reshjet e shiut përfshijnë Kukësin, rënie gurësh dhe intertesh në rrugët nacionale Ambalazhet ushqimore nën kontroll për kimikatet, analiza të detyrueshme për bizneset
BOTA

Vijojnë tensionet, goditet me raketë anija cisternë në Ngushticën e Hormuzit

P
Piranjat 3 October 2026, 09:45 · 2 min lexim
Vijojnë tensionet, goditet me raketë anija cisternë në

Një anije cisternë nafte është goditur sot nga një “raketë e paidentifikuar” teksa po largohej nga Ngushtica e Hormuzit, duke shkaktuar zjarr dhe dëmtime në sistemin elektrik të anijes. Lajmi u bë i ditur nga shërbimi britanik i informacionit për sigurinë detare UKMTO.

Sipas UKMTO, zjarri që shpërtheu pas goditjes është vënë nën kontroll dhe incidenti nuk ka shkaktuar viktima apo dëme mjedisore. Pavarësisht dëmtimeve, anija ka vijuar lundrimin në kursin e saj.

Deri tani nuk janë bërë të ditura detaje mbi kombësinë e cisternës, portin nga i cili ishte nisur apo destinacionin e saj. Po ashtu, nuk është identifikuar autorësia e sulmit.

Ngushtica e Hormuzit është një prej korridoreve më të rëndësishme të transportit të energjisë në botë. Përpara konfliktit, përmes saj kalonte rreth një e pesta e furnizimeve globale me hidrokarbure.

Ngushtica është kthyer në një pikë të nxehtë që prej fillimit të konfliktit mes Shteteve të Bashkuara, Izraelit dhe Iranit. Sipas raportimeve, Irani ka vendosur nën kontroll pjesë të rëndësishme të kalimit detar, duke shkaktuar ndërprerje të mëdha të lundrimit, ndërsa Shtetet e Bashkuara janë përgjigjur me masa bllokuese ndaj porteve iraniane.

Pas një periudhe relative qetësie në javët e fundit, incidenti i ri rikthen shqetësimet për sigurinë e anijeve që kalojnë në këtë rrugë strategjike detare. Shtetet e Bashkuara nuk kanë kryer sulme ndaj Iranit që prej 1 shtatorit, ndërsa raportimet për incidente ndaj anijeve në Ngushticën e Hormuzit kanë vijuar.

SHPËRNDAJE

Lexo edhe

BOTA

Me rëndësi

Ndiqni Piranjat kudo.

Investigime, denoncime dhe satirë — zëri që nuk hesht.