Editorial Emisione Investigime Aktualitet Sociale Politikë Kosova Bota Showbiz Lifestyle Sport
TË FUNDIT
Dëmtohet Edon Zhegrova, shqetësim edhe për Juventusin Ngërçi me pagat e gjyqtarëve, Prokuroria e Beratit ia kalon dosjen SPAK-ut Ngërçi me pagat e gjyqtarëve, Prokuroria e Beratit ia kalon dosjen SPAK-ut ‘Balla të përgjigjet para ligjit për gjuhën denigruese ndaj Vokshit’/ Kalaja: Do ta çojmë deri në fund proc... Garda Civile godet bandën shqiptare të vilave luksoze, hetimet zbulojnë aktivitet në disa qytete të Spanjës... Nuk ndalen gjobat ndaj protestuesve, 23 masa administrative “Babagjyshi nuk jeton në Polin e Veriut”, Finlanda kërkon të korrigjojë adresën Kënga nacionaliste serbe në Forumin e Zgjerimit të BE-së, reagon deputetja Marjana Koçeku: I detyrohen popu... Berisha: Nëpër studio janë tërbuar kundër meje sepse mafia po e ndjen që po vjen ligji në pushtet Lëvizte me pistoletë në brez, arrestohet 23-vjeçari në Vlorë VIDEO/ Kaos në aeroportin e Uashingtonit, male me valixhe pas tri ditësh bllokim të fluturimeve në SHBA VIDEO/ Rruga në gjendje skandaloze në Pezë, banorët ankohen për premtimet e pambajtura
BOTA

G7 do nxjerrin 100 milionë fuçi naftë nga rezervat strategjike për të ulur çmimet

P
Piranjat 2 October 2026, 22:31 · 2 min lexim
G7 do nxjerrin 100 milionë fuçi naftë nga rezervat strategjike

Vendet e grupit G7 kanë rënë dakord të hedhin në treg 100 milionë fuçi naftë nga rezervat e tyre strategjike gjatë katër muajve të ardhshëm. Ky hap i koordinuar synon të lehtësojë presionin mbi tregjet globale dhe të ulë çmimet e larta të energjisë që po rëndojnë konsumatorët.

Procesi do të menaxhohet nga Agjencia Ndërkombëtare e Energjisë (IEA), ku një pjesë e madhe e kësaj sasie pritet të dalë në treg brenda 20 ditëve të para.

Në deklaratën zyrtare të G7 thuhet: "Ne do të zbatojmë angazhimet tona me një lëshim të koordinuar përmes IEA-s prej 100 milionë fuçish që do të fillojë menjëherë gjatë katër muajve".

Ky vendim vjen pas presionit të vazhdueshëm nga Uashingtoni për të shfrytëzuar rezervat shtetërore me qëllim rritjen e ofertës në treg dhe frenimin e rritjes së mëtejshme të çmimeve.

Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, e përshëndeti vendimin e G7-ës, duke vlerësuar veçanërisht faktin se nuk do të vendoset asnjë ndalim eksporti për produktet energjetike mes aleatëve.

"Qytetarët tanë kanë nevojë dhe meritojnë energji të përballueshme", u shpreh von der Leyen në një postim në platformën X.

SHPËRNDAJE

Lexo edhe

BOTA

Me rëndësi

Ndiqni Piranjat kudo.

Investigime, denoncime dhe satirë — zëri që nuk hesht.