Rusia në alarm, Sobyanin: Gati 10 mijë dronë fluturuan drejt kryeqytetit rus në vetëm një muaj

Gati 10 mijë dronë kanë fluturuar drejt rajonit të Moskës në pak më shumë se një muaj, sipas të dhënave të bëra publike nga kryebashkiaku i kryeqytetit rus, Sergei Sobyanin.
Sobyanin deklaroi se nga 1 shtatori deri më 5 tetor janë regjistruar 9,994 dronë që po fluturonin në drejtim të rajonit të Moskës.
Sipas tij, pjesa më e madhe e mjeteve ajrore pa pilot është neutralizuar në distancë të konsiderueshme nga kryeqyteti, përpara se të mund të afrohej në zonat më të populluara.
Kryebashkiaku i Moskës bëri të ditur gjithashtu se 862 dronë të tjerë janë shkatërruar gjatë afrimit drejt kryeqytetit rus.
Shifrat e raportuara tregojnë për përmasat e aktivitetit të dronëve me të cilin po përballet Rusia, në një kohë kur sulmet me mjete ajrore pa pilot janë shndërruar në një element të rëndësishëm të luftës me Ukrainën.
Nëse të dhënat e publikuara nga Sobyanin konfirmohen, bëhet fjalë për një volum prej mijëra dronësh të regjistruar brenda vetëm 35 ditësh, ndërsa autoritetet ruse vazhdojnë të mbajnë në gatishmëri sistemet e mbrojtjes ajrore rreth Moskës.
Lexo edhe
BOTA
Franca dhe Gjermania kërkojnë mburojë tregtare për BE-në

Trump miraton ekzekutimin me pushkatim të ish-majorit të ushtrisë amerikane, i pari që nga Lufta e Dytë Botërore

Vdekja e ‘fali’/ 50-vjeçarja ndihmoi stafin e ekzekutimit. Ja si e dëshironte fundin

Lufta me Iranin/ Trump mbledh në fshehtësi këshilltarët kryesorë

Misteri i helmimit misterioz në “duart” e FBI-së, nënë e bijë u vranë me ricinë/Ja se çfarë u kërkua në rrjetin social ditën e tragjedisë...





