Editorial Emisione Investigime Aktualitet Sociale Politikë Kosova Bota Showbiz Lifestyle Sport
TË FUNDIT
Tensione para Kryeministrisë, policia nuk lejon qytetarët të protestojnë, hedhin spray lotsjellës Speca me prani të lartë nikeli/ Kroacia bllokon sërish ngarkesat nga Shqipëria, hera e pestë në pak muaj Gjobë 1 milion lekë në muaj çdo filiali poste në Durrës, ja si ngriti skemën Fetah Mataj! Zbardhen dëshmitë... Tensione te Kryeministria, policia shtyn me forcë qytetarët në trotuar “Jalta e re” zgjati 80 minuta/ Fituesit dhe humbësit e takimit historik mes Xi, Trump dhe Putin Skandali në Postën e Durrësit/ Jo vetëm pensionet, dyshohet se u vodhën edhe pagesat e qytetarëve për Kadas... Pse kryeministri kanadez shkoi në Kinë dhe nuk mori pjesë në bisedimet e sotme për Ukrainën? Haaland i jashtëzakonshëm, arrin 68 gola sa Mbappe por me 47 ndeshje me pak Arrestohet në Shkodër 45-vjeçari i shpallur në kërkim nga Italia, pritet ekstradimi “Lulet vyshken, por dashuria mbetet gjithmonë”, Brikena Selmanaj merr dhuratën e veçantë, mesazhi i saj ngr... Rënie historike e euros, monedha europiane zbret nën 90 lekë për herë të parë U gjet në trupin e një viktime të Titanikut, ora pritet të shitet për një shumë marramendëse
BOTA

Trump miraton ekzekutimin me pushkatim të ish-majorit të ushtrisë amerikane, i pari që nga Lufta e Dytë Botërore

P
Piranjat 6 October 2026, 07:36 · 2 min lexim
Trump miraton ekzekutimin me pushkatim të ish-majorit të ushtrisë

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka dhënë dritën jeshile për ekzekutimin me pushkatim të Nidal Malik Hassan, ish-psikiatër i Ushtrisë Amerikane i dënuar për masakrën e 13 personave në Fort Hood të Teksasit në vitin 2009.

Zëdhënësi i Pentagonit, Sean Parnell, tha se Sekretari i Luftës, Pete Hegseth kishte rekomanduar që Hassan të ekzekutohej dhe se Presidenti Trump e kishte miratuar propozimin.

Data dhe vendi i ekzekutimit nuk janë njoftuar ende, por sipas planit aktual ushtarak, ekzekutimi duhet të ndodhë brenda 150 ditëve nga miratimi presidencial, por jo më herët se 60 ditë.

Hassan hapi zjarr më 5 nëntor 2009, brenda bazës ushtarake Fort Hood në Teksas. Sulmi vrau 13 persona, 12 ushtarë dhe një civil dhe plagosi 32 të tjerë. Ai kishte shprehur kundërshtimin e tij ndaj luftërave amerikane në Afganistan dhe Irak, të cilat i konsideronte të paligjshme.

Gjatë sulmit ai u plagos nga të shtënat me armë zjarri dhe që atëherë është pjesërisht i paralizuar. Ish-psikiatri ushtarak u dënua me vdekje nga një gjykatë ushtarake në vitin 2013.

Nëse kryhet, ekzekutimi i Hassanit do të jetë ekzekutimi i parë ushtarak në Shtetet e Bashkuara që nga viti 1961.  Në atë kohë, u ekzekutua ushtari John Bennett, i cili ishte dënuar për përdhunimin dhe tentativën e vrasjes së një vajze 11-vjeçare në Austri.

Ushtria amerikane kishte filluar tashmë në muajt e fundit të përgatitej për një rifillim të mundshëm të ekzekutimeve ushtarake, si pjesë e një plani që parashikon procedura specifike pas miratimit presidencial.

SHPËRNDAJE

Lexo edhe

BOTA

Me rëndësi

Ndiqni Piranjat kudo.

Investigime, denoncime dhe satirë — zëri që nuk hesht.