Rusia paralajmëron përshkallëzim të luftës: Vendosja e armëve bërthamore pranë nesh nuk sjell siguri

Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov, ka reaguar ndaj deklaratave për mundësinë e vendosjes së armëve bërthamore pranë kufijve të Rusisë, duke paralajmëruar se një lëvizje e tillë nuk do të rriste sigurinë, por do të sillte përshkallëzim të mëtejshëm.
Peskov tha se vendet që mendojnë të lejojnë vendosjen e armëve bërthamore në territorin e tyre, pranë kufijve rusë, “gabohen”, pasi një hap i tillë do të ndikonte negativisht në situatën e sigurisë.
Reagimi i tij vjen pas deklaratave të presidentit të Letonisë, Edgars Rinkēvičs, i cili tha se armët bërthamore mund të vendosen në territorin e vendit nëse NATO merr një vendim të tillë.
Deklaratat kanë rikthyer në vëmendje diskutimet mbi praninë dhe dislokimin e kapaciteteve bërthamore të NATO-s në krahun lindor të aleancës, në një kohë kur tensionet mes Rusisë dhe vendeve perëndimore mbeten të larta.
Sipas Peskov, vendosja e armëve bërthamore pranë kufijve të Rusisë nuk do të kontribuonte në stabilitet, por do të krijonte një situatë më të tensionuar dhe do të rriste rrezikun e përshkallëzimit.
Lexo edhe
BOTA
Kriza e emigrantëve në Ceuta, Greqia propozon pezullimin e kërkesave për azil në raste emergjence

Policia finlandeze heton ndërhyrjet e dyshuara në shtëpitë e anëtarëve të parlamentit

"Ne u dhamë britanikëve informacion se do të kishte një sulm nga Irani"/ Netanyahu: Ata vendosën sanksione ndaj nesh

Sulmi në avionin e Flydubait/ Hidrauliku izraelit që mësoi nga dokumentarët si të pilotonte: Pata një shans për të shpëtuar jetën time!...

Greqia merr presidencën e Këshillit të Sigurimit të OKB-së, në fokus Ukraina dhe Lindja e Mesme

Motorola zbulon pa dashje detajet e Razr Flex, telefoni palosës me ekran 165Hz

Polonia zgjat kontrollet kufitare me Gjermaninë dhe Lituaninë

Mashtrim në Evropë/ 1 milion telefona të përdorur janë shitur si të rinj





