Editorial Emisione Investigime Aktualitet Sociale Politikë Kosova Bota Showbiz Lifestyle Sport
TË FUNDIT
Kryemadhi kundërshton SPAK-un për lobimin në SHBA: Kontratën nuk e ka firmosur Meta! Zbardhen detajet e aksionit sot në Spitalin Rajonal Fier, drejtori merret në pyetje nga prokurorët e SPAK Rama e konfirmon nga Dublini: S’do të ketë samit të NATO-s në Tiranë në vitin 2027 PD: AKSHI nën hetim, por jep 40 mln euro për fiskalizimin me operatorë ku pronar është edhe Ermal Beqiri Gjoni kandidat për Lezhën? Deputeti: Nëse ma kërkojnë demokratët, gati të sakrifikoj mandatin “Mbahet në izolim të plotë”/ Avokati: Veliajt nuk i sigurohet dokumentacioni shëndetësor Bie masivi shkëmbor pranë Morinit. Kukës, reshjet e shiut krijojnë probleme në qarkullim Profesionet e lira kundër uljes së pragut të TVSH-së në 5 milionë lekë: Do ta çojmë sërish në Kushtetuese... Meta: Jam kërcënuar për emërimin e Marsida Xhaferllarit në Kushtetuese Zelensky i prerë nga Dublini: Nuk ka lëshime territoriale në Donbas, SHBA të ushtrojë presion mbi Moskën Meta gjobitet nga rregullatori britanik i medias për pasaktësi të përsëritura në të dhënat e WhatsApp Busin... Shkrumbohen 7 autobusë në Gjermani, dëme rreth 2 mln euro
POLITIKE

Kryemadhi kundërshton SPAK-un për lobimin në SHBA: Kontratën nuk e ka firmosur Meta!

Gjykata e Posaçme zhvilloi këtë të enjte, seancën e radhës për presidentin e Partisë së Lirisë, Ilir Meta, dhe ish-bashkëshorten

P
Piranjat12 November 2026, 14:43 · 3 min lexim
Kryemadhi kundërshton SPAK-un për lobimin në SHBA: Kontratën

Gjykata e Posaçme zhvilloi këtë të enjte, seancën e radhës për presidentin e Partisë së Lirisë, Ilir Meta, dhe ish-bashkëshorten e tij, Monika Kryemadhi.

Pas përfundimit të seancës, Kryemadhi foli për mediat, duke kundërshtuar pretendimet e SPAK-ut lidhur me çështjen e lobimit në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Kryemadhi deklaroi se nuk ekziston asnjë dokument zyrtar që provon kontratën mes dy kompanive të përfshira në çështjen e fibrës optike. Për këtë arsye, ajo kërkoi thirrjen e dëshmitarëve për të sqaruar rrethanat e çështjes.

Duke iu referuar edhe deklarimeve të pasurisë, ish-deputetja bëri të ditur se ka kërkuar shpalljen e pavlefshmërisë së disa akteve, për shkak të mungesës së dokumentacionit mbështetës.

Sipas Kryemadhit, dokumentet bankare të siguruara përmes letërporosisë nga autoritetet amerikane nuk përputhen me pretendimet e ngritura nga Prokuroria e Posaçme për pagesat e lobimit.

“Ata hamendësojnë sikur janë bërë pagesa për LSI-në, por kur merr ‘statement-in’ bankar, i cili ka ardhur nga letërporosia në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, rezulton që fatura që pretendohet nga organi i akuzës, pra nga SPAK-u, që është për LSI-në, nuk ka të njëjtin numër me atë që ka bërë pagesë kompania Unify për LSI-në”, tha Kryemadhi.

Më tej, ajo u ndal te përfshirja e Ilir Metës në kontratën e lobimit, duke deklaruar se dokumenti nuk mban firmën e tij.

Kryemadhi pretendoi gjithashtu se Meta po mbahet padrejtësisht prej dy vitesh në paraburgimin e Tiranës, ndërsa theksoi se kontaktet e tij me përfaqësuesit e kompanisë së lobimit kanë qenë të kufizuara.

Sipas saj, negociatat për kontratën janë zhvilluar prej saj, ndërsa dokumentin e ka nënshkruar Petrit Vasili. Ajo shtoi se pagesat e tri faturave të LSI-së janë kryer nga sekretari i përgjithshëm i atëhershëm, Luan Rama.

“Ilir Meta ka vetëm dy komunikime me ta: kur ka ardhur ish-prokurori, pra përfaqësuesi i kompanisë GS, Denis Burke, në qershor të vitit 2016, për shkak të reformës në drejtësi në atë kohë, dhe kur kanë qenë në një takim që mund të jetë bërë, po themi, në shkurt, por përsëri të vitit 2016. Kontrata është e firmosur nga Petrit Vasili.

Negociatat me këtë kompani janë bërë prej meje dhe ndërkohë, personi që ka bërë pagesat e faturave, të tre faturave të LSI-së, është sekretari i përgjithshëm Luan Rama. Në këtë kontekst, Ilir Meta, për hir të së vërtetës, ka zero komunikim”, shtoi ajo.

SHPËRNDAJE

Lexo edhe

POLITIKE

Me rëndësi

Ndiqni Piranjat kudo.

Investigime, denoncime dhe satirë — zëri që nuk hesht.