Editorial Emisione Investigime Aktualitet Sociale Politikë Kosova Bota Showbiz Lifestyle Sport
TË FUNDIT
Detajet e reja/ Zbardhen lidhjet e Luka Beqirajt, shqiptarit që u ekzekutua në Spanjë Kush është Colette Kress, CEO-ja e përkohshme e Nvidia-s që zëvendëson Jensen Huang? Kryemadhi kundërshton SPAK-un për lobimin në SHBA: Kontratën nuk e ka firmosur Meta! Zbardhen detajet e aksionit sot në Spitalin Rajonal Fier, drejtori merret në pyetje nga prokurorët e SPAK Rama e konfirmon nga Dublini: S’do të ketë samit të NATO-s në Tiranë në vitin 2027 PD: AKSHI nën hetim, por jep 40 mln euro për fiskalizimin me operatorë ku pronar është edhe Ermal Beqiri Gjoni kandidat për Lezhën? Deputeti: Nëse ma kërkojnë demokratët, gati të sakrifikoj mandatin “Mbahet në izolim të plotë”/ Avokati: Veliajt nuk i sigurohet dokumentacioni shëndetësor Bie masivi shkëmbor pranë Morinit. Kukës, reshjet e shiut krijojnë probleme në qarkullim Profesionet e lira kundër uljes së pragut të TVSH-së në 5 milionë lekë: Do ta çojmë sërish në Kushtetuese... Meta: Jam kërcënuar për emërimin e Marsida Xhaferllarit në Kushtetuese Zelensky i prerë nga Dublini: Nuk ka lëshime territoriale në Donbas, SHBA të ushtrojë presion mbi Moskën
AKTUALITET

Detajet e reja/ Zbardhen lidhjet e Luka Beqirajt, shqiptarit që u ekzekutua në Spanjë

Detaje të reja janë publikuar lidhur me vrasjen e 39-vjeçarit vlonjat Luka Beqiraj, i njohur me nofkën “Kriols”, që u ekzekutua me breshëri plumbash të martën në provincën e Alicante-s

P
Piranjat12 November 2026, 19:21 · 2 min lexim
Detajet e reja/ Zbardhen lidhjet e Luka Beqirajt, shqiptarit që u ekzekutua

Detaje të reja janë publikuar lidhur me vrasjen e 39-vjeçarit vlonjat Luka Beqiraj, i njohur me nofkën “Kriols”, që u ekzekutua me breshëri plumbash të martën në provincën e Alicante-s.

39 vjeçari përshkruhet nga mediet spanjolle si një person me të kaluar kriminale dhe dyshohet se ka qenë i përfshirë në grupe mafioze italo-shqiptare, të lidhura me trafikun ndërkombëtar të drogës dhe të armëve.

Në vitin 2016, ai ishte arrestuar në Shqipëri, pasi dyshohej se kishte ushtruar dhunë të rëndë ndaj një personi tjetër, duke e plagosur rëndë.

Tre vjet më vonë, në vitin 2019, Beqiraj u arrestua sërish gjatë operacionit të gjerë “Fiori di Primavera” (Lulet e Pranverës), të zhvilluar nga policia italiane. Operacioni përfshiu më shumë se 100 efektivë dhe çoi në pranga 27 persona, pas dy vitesh hetimesh. Mes të arrestuarve në këtë operacion ishte edhe emri i Beqirajt. 

Grupi kriminal me të cilin dyshohet se kishte lidhje kishte baza në provincën e Leçes, në jug të Italisë, ndërsa shtrirja e tij përfshinte edhe rajone të tjera, si Kalabria, Toskana, Emilia-Romanja, Sicilia, Liguria dhe Lombardia. 

Autori i vrasjes, i cili qëlloi ndaj 39-vjeçarit në zonën e Playa Flamenca, është ende në kërkim. Deri më tani, një prej pistave të hetimit është se vrasja mund të ketë qenë  ndodhur për  larje hesapesh, për shkak të borxheve që Beqiraj mund të kishte nga e kaluara e tij kriminale.

SHPËRNDAJE

Lexo edhe

AKTUALITET

Me rëndësi

Ndiqni Piranjat kudo.

Investigime, denoncime dhe satirë — zëri që nuk hesht.