EMRI/ I riu shqiptar vdiq tragjikisht në punë, autopsia zbardh shkakun

20-vjeçari shqiptar Rogert Ajdini ka humbur jetën në mënyrë tragjike gjatë punës në një kantier rrugor në Valtopina të Italisë. I riu, banues në Trevi, ndërroi jetë pasi u shtyp nga ruloti i asfaltit me të cilin po punonte dhe që përfundoi jashtë rrugës.
Shkaku i vdekjes është konfirmuar nga autopsia e kryer të martën pasdite, në kuadër të hetimeve të Prokurorisë së Spoletos për aksidentin e rëndë të ndodhur më 27 tetor, në zonën e Santa Cristina, në Valtopina.
Në regjistrin e personave nën hetim është përfshirë një sipërmarrëse 53-vjeçare nga Foligno, e cila rezulton administratore e kompanisë ku ishte i punësuar i riu shqiptar.
Prokuroria pritet të caktojë brenda ditëve në vijim edhe një ekspert për të përcaktuar dinamikën e plotë të aksidentit. Për këtë detyrë është përzgjedhur inxhinieri Michele Fiorentini, të cilit pritet t'i jepet zyrtarisht mandati.
Avokati Antonio Sotira, që përfaqëson familjen e viktimës, u ka kërkuar autoriteteve gjyqësore të lirojnë trupin e punëtorit të ri që vdiq në punë, gjë që pritet së shpejti. Megjithatë, prindërit e Ajdinit kanë ndërmend ta mbajnë funeralin dhe ta varrosin djalin e tyre në Shqipëri, vendin e origjinës së familjes. /PiranjatNews/
Lexo edhe
AKTUALITET
Gjobat e AMA-s, Këshilli i Medias kërkon dokumentet dhe arsyetimet ligjore

Policia aksion në Vlorë/ FNSH dhe Krimet zbarkojnë në Çole, në ‘sitë’ disa automjete dhe personat e shpallur në kërkim

Gjokutaj: SPAK, KLGJ, ILD dhe drejtësia konglomerat për të mbrojtur Irena Gjokën

U arrestua dhe qëllua me kallashnikov në moshën 16-vjeçare, historia e Gjergj Hanit dhe dy dënimeve në komunizëm

Detajet e reja/ Zbardhen lidhjet e Luka Beqirajt, shqiptarit që u ekzekutua në Spanjë





