Shembet çatia e një supermarketi në Korenë e Jugut, 38 persona të plagosur

Paniku shpërtheu në qytetin e Koresë së Jugut, Daegu, të shtunën në mëngjes kur çatia e një supermarketi u shemb. Nga kjo ngjarje mësohet se plagosen 38 persona.
Incidenti ndodhi rreth orës 10:16 të mëngjesit sipas orës lokale në zonën Gwaneum-dong, ndërsa brenda dyqanit ndodheshin 66 klientë, të cilët arritën të shpëtonin vetë. Sipas autoriteteve lokale, të gjitha lëndimet përshkruhen si të lehta, ndërsa nëntë persona u dërguan në spital.
Nuk është raportuar për vdekje. Presidenti Lee Jae-myung u informua për incidentin dhe urdhëroi autoritetet të bënin çdo përpjekje për të trajtuar situatën.
Kryeministri Han Seong-sook bëri thirrje gjithashtu për mobilizimin e të gjithë personelit dhe pajisjeve të disponueshme, si dhe kujdes të menjëhershëm mjekësor për të plagosurit. Shkaqet e sakta të shembjes mbeten të panjohura dhe do të hetohen nga autoritetet kompetente.
Lexo edhe
BOTA
Policia spanjolle largon 400 emigrantë nga kampi në Ceuta disa ditë para vizitës mbretërore

BE dhe OKB dënojnë sulmin vdekjeprurës të Huthive në Riad

Kërcënoi me atentat kryeministrit Tusk dhe ministrit të Mbrojtjes, arrestohet personi që “ngriti në këmbë” Poloninë
Alarm në Poloni, kërcënim ndaj Donald Tusk dhe ministrit të Mbrojtjes, mblidhen urgjentisht shërbimet e sigurisë

Irani akuza ndaj Trump për kontrabandim të naftës në Ngushticën e Hormuzit

Shembet çatia e një supermarketi në Korenë e Jugut, 38 persona të plagosur

Pas kritikave të Trump, Zelensky del “me ofertë”: Ukraina ndalon sulmet ndaj rafinerive ruse, nëse Moska ndal goditjet ndaj infrastruktur...

Trump njofton marrëveshjen mes Rusisë dhe Ukrainës: Hyn në fuqi menjëherë





