Editorial Emisione Investigime Aktualitet Sociale Politikë Kosova Bota Showbiz Lifestyle Sport
TË FUNDIT
Rama kërkon votimin për përjashtimin e Elisa Spiropalit nga PS-ja, për Veliajn: “Jo, sepse i ka duart e lid... “Ringjallet” Gjermania, “çmonton” Serbinë brenda në Beograd, Klopp: Futbolli gjerman është në dorë të sigur... Hodhën vezë drejt makinës së Ramës në Manëz, shoqërohen nga policia 12 aktivistë Dhjetra kantiere, dy kompani, zero konkurrencë/ Si i masakroi Emiriana Sako fondet e rindërtimit në Durrës Asambleja e socialistëve, Ervin Demo dhe Albana Koçiu caktohen bashkëdrejtues politikë të PS në Tiranë Aksident i rëndë në rrugën e Arbrit, disa të plagosur Alarm për bombë në Dublin, gjendet një pajisje shpërthyese pranë vendit ku u mblodh Komuniteti Politik Euro... Tabaku: Paraja e pisët po u mbyll rrugën bizneseve dhe familjeve shqiptare Protestuesit presin Ramën me vezë në Manëz, gjuajnë drejt makinës së kryeministrit gjatë rrugës drejt Asamb... Çfarë i ndodhi Mitajt? Mbrojtësi kuqezi shfaqet me syrin e nxirë pas triumfit ndaj Finlandës Media amerikane: Defekti që bllokoi fluturimet në SHBA dyshohet se nisi në Çikago SPAK e akuzon për korrupsion dhe abuzime mln euro me fondet publike, Balluku shfaqet në rreshtin e parë në ...
BOTA

Spanjë/ Qeveria miraton ndryshime në ligjin për strehimin

P
Piranjat 1 October 2026, 12:11 · 2 min lexim
Spanjë/ Qeveria miraton ndryshime në ligjin për strehimin

Qeveria e kryeministrit spanjoll Pedro Sánchez miratoi me dekret ndryshime në ligjin për strehimin dhe qiratë. Me këtë hap koalicioni qeverisës synon t’u përgjigjet protestave mbarëkombëtare kundër përkeqësimit të vazhdueshëm të situatës në tregun e banesave në Spanjë.

Gjatë fundjavës . Prej tri ditësh protestuesit kanë ngritur edhe një kamp të paligjshëm proteste përpara selisë së qeverisë rajonale të Madridit.

Shkak për protestat masive u bë nxjerrja me forcë nga banesa me qira i 87-vjeçares, Maricarmen Abascal, e cila kishte jetuar në atë apartament për 70 vjet. Fati i saj ngjalli solidaritet, zemërim dhe indinjatë në mbarë Spanjën.

Ndërkohë, sipas avokates së saj, Maricarmen Abascal është kthyer në banesën e saj. Kjo u arrit pas negociatave disaorëshe me pronarët e apartamentit.

Nxjerrjet me forcë nga banesat pezullohen deri në vitin 2030

Dekretet e miratuara parashikojnë që nxjerrjet me forcë nga banesat të pezullohen deri në vitin 2030, në rastet kur preken persona në nevojë sociale dhe kur për ta nuk ka një zgjidhje alternative strehimi.

Po ashtu një nga dekretet përcakton që kontratat e qirasë që skadojnë të zgjaten automatikisht deri më 31 dhjetor 2028. Ndërkohë fondeve të mëdha të investimeve në pasuri të paluajtshme u ndalohet deri në vitin 2028 të blejnë ndërtesa banimi në Spanjë.

Dekreti i dytë parashikon që kontratat e qirasë të mos jenë më me afat të caktuar. Deri tani kontratat e qirasë në Spanjë kanë një kohëzgjatje maksimale prej tetë vjetësh. Pas skadimit të tyre qiramarrësit dhe pronarët duhej të negocionin një kontratë të re.

Me hyrjen në fuqi të dekretit të ri qiramarrësit do të kenë të drejtën të kërkojnë vazhdimin e kontratës ekzistuese, duke forcuar kështu mbrojtjen e tyre ndaj rritjes së qirave dhe rrezikut të nxjerrjes me forcë nga banesa.

SHPËRNDAJE

Lexo edhe

BOTA

Me rëndësi

Ndiqni Piranjat kudo.

Investigime, denoncime dhe satirë — zëri që nuk hesht.