Editorial Emisione Investigime Aktualitet Sociale Politikë Kosova Bota Showbiz Lifestyle Sport
TË FUNDIT
Policia aksion në Vlorë/ FNSH dhe Krimet zbarkojnë në Çole, në ‘sitë’ disa automjete dhe personat e shpallu... “Të mobilizohemi të gjithë”/ Piranjat News publikon mesazhet ku prindërve u kërkohet të lyejnë e pastrojnë ... Detajet e reja/ Zbardhen lidhjet e Luka Beqirajt, shqiptarit që u ekzekutua në Spanjë Kush është Colette Kress, CEO-ja e përkohshme e Nvidia-s që zëvendëson Jensen Huang? Kryemadhi kundërshton SPAK-un për lobimin në SHBA: Kontratën nuk e ka firmosur Meta! Zbardhen detajet e aksionit sot në Spitalin Rajonal Fier, drejtori merret në pyetje nga prokurorët e SPAK Rama e konfirmon nga Dublini: S’do të ketë samit të NATO-s në Tiranë në vitin 2027 PD: AKSHI nën hetim, por jep 40 mln euro për fiskalizimin me operatorë ku pronar është edhe Ermal Beqiri Gjoni kandidat për Lezhën? Deputeti: Nëse ma kërkojnë demokratët, gati të sakrifikoj mandatin “Mbahet në izolim të plotë”/ Avokati: Veliajt nuk i sigurohet dokumentacioni shëndetësor Bie masivi shkëmbor pranë Morinit. Kukës, reshjet e shiut krijojnë probleme në qarkullim Profesionet e lira kundër uljes së pragut të TVSH-së në 5 milionë lekë: Do ta çojmë sërish në Kushtetuese...
BOTA

Sulmi amerikan në Britani, Londra: Pas ngjarjes qëndron Irani, ka indikacione të forta

P
Piranjat 1 October 2026, 10:31 · 3 min lexim
Sulmi amerikan në Britani, Londra: Pas ngjarjes qëndron Irani, ka

Qeveria britanike beson se Irani ka luajtur një rol në incidentin e ndodhur gjatë fundjavës në bazën ajrore RAF Fairford, ku pesë persona u arrestuan dhe më pas u lanë të lirë me kusht. Kryeministri Andy Burnham deklaroi për BBC se autoritetet britanike kanë “indikacione të forta” për përfshirjen e Iranit, ndërsa theksoi se hetimi mbetet në vijim.

“Ka indikacione të forta se Irani ka luajtur një rol në atë që ndodhi gjatë fundjavës në RAF Fairford”, tha Burnham, pa dhënë detaje të tjera mbi natyrën e dyshimeve. Deklarata e tij ka sjellë reagim të menjëhershëm nga Teherani. Ministri i Jashtëm iranian, Abbas Araghchi, hodhi poshtë pretendimet, duke thënë se kryeministri britanik “po kërkon në vendin e gabuar”.

Arrestimi dhe lirimi me kusht i pesë të dyshuarve është bërë gjithashtu objekt diskutimi, pasi presidenti amerikan Donald Trump kishte kritikuar vendimin për t’i lënë të lirë. “Do të kisha thënë: mos i lini me kusht. Jam i befasuar që i liruan. Unë nuk do ta kisha bërë”, deklaroi Trump të hënën në Shtëpinë e Bardhë.

Burnham, megjithatë, sqaroi se lirimi nuk do të thotë se të dyshuarit janë jashtë kontrollit të autoriteteve. Ai tha se ndaj tyre janë vendosur “kushtet më të rrepta të mundshme të lirimit me kusht” dhe se autoritetet britanike e kanë situatën nën kontroll të plotë.

“Autoritetet e kanë këtë nën kontrollin më të fortë dhe mbikëqyrjen më të afërt. Mund t’ju siguroj për këtë”, tha kryeministri britanik.

Deklaratat e Burnham vijnë pasi sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, kishte deklaruar më herët se incidenti në RAF Fairford “qartësisht përfshin duart e një aktori të huaj”. Në një intervistë për Fox, Rubio tha se rasti lidhet me kërcënimet që, sipas tij, Irani ka bërë publikisht ndaj interesave amerikane në mbarë botën.

Burnham tha gjithashtu se qeveria britanike ka qenë në komunikim të vazhdueshëm me autoritetet amerikane për zhvillimet e çështjes. Ai nënvizoi se ka besim të plotë te mënyra sesi shërbimet britanike të sigurisë po e trajtojnë situatën.

SHPËRNDAJE

Lexo edhe

BOTA

Me rëndësi

Ndiqni Piranjat kudo.

Investigime, denoncime dhe satirë — zëri që nuk hesht.