Editorial Emisione Investigime Aktualitet Sociale Politikë Kosova Bota Showbiz Lifestyle Sport
TË FUNDIT
10 ditë pas dhunës nga i biri, vdes në spital 72-vjeçari nga Rrushkulli Erion Braçe ndryshon sërish mendje/ Një ditë tërhiqet, tjetrën rikthehet në garën për Bashkinë e Tiranës: D... Dëmtohet Edon Zhegrova, shqetësim edhe për Juventusin Ngërçi me pagat e gjyqtarëve, Prokuroria e Beratit ia kalon dosjen SPAK-ut Ngërçi me pagat e gjyqtarëve, Prokuroria e Beratit ia kalon dosjen SPAK-ut ‘Balla të përgjigjet para ligjit për gjuhën denigruese ndaj Vokshit’/ Kalaja: Do ta çojmë deri në fund proc... Garda Civile godet bandën shqiptare të vilave luksoze, hetimet zbulojnë aktivitet në disa qytete të Spanjës... Nuk ndalen gjobat ndaj protestuesve, 23 masa administrative “Babagjyshi nuk jeton në Polin e Veriut”, Finlanda kërkon të korrigjojë adresën Kënga nacionaliste serbe në Forumin e Zgjerimit të BE-së, reagon deputetja Marjana Koçeku: I detyrohen popu... Berisha: Nëpër studio janë tërbuar kundër meje sepse mafia po e ndjen që po vjen ligji në pushtet Lëvizte me pistoletë në brez, arrestohet 23-vjeçari në Vlorë
BOTA

Tragjedi në minierën e Somës në Turqi, 5 punëtorë humbin jetën pas shembjes së masivit

P
Piranjat 2 October 2026, 13:34 · 3 min lexim
Tragjedi në minierën e Somës në Turqi, 5 punëtorë

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në një minierë në Soma, në provincën e Manisës, në perëndim të Turqisë, ku shembja e një pjese të galerisë ka shkaktuar vdekjen e pesë punëtorëve. Bilanci tragjik është konfirmuar nga Agjencia e Menaxhimit të Fatkeqësive dhe Emergjencave (AFAD), pas përfundimit të operacioneve të kërkim-shpëtimit. Në total, shtatë minatorë u nxorën nga miniera. Dy prej tyre u gjetën të gjallë, ndërsa njëri prej të mbijetuarve vijon të marrë trajtim në spital dhe tjetri është liruar.

Fillimisht, autoritetet e provincës së Manisës kishin raportuar për tre viktima, ndërsa më vonë AFAD konfirmoi se numri përfundimtar i të vdekurve kishte shkuar në pesë. Pas shembjes, autoritetet ngritën një qendër për menaxhimin e krizës, ndërsa shërbimet përkatëse u angazhuan menjëherë në operacionin e shpëtimit dhe në menaxhimin e situatës.


Pas ngjarjes, zyrtarë të lartë turq, përfshirë kryetarin e Parlamentit, Numan Kurtulmuş, ministra dhe përfaqësues të presidencës dhe partisë në pushtet, shprehën ngushëllimet për familjet e viktimave.


Ministrja e Familjes, Mahinur Özdemir Göktaş, bëri të ditur se ekipet e mbështetjes psikosociale janë angazhuar në minierë dhe në spital, ku po qëndrojnë pranë punëtorëve të prekur dhe familjeve të tyre. Ngjarja rikthen në vëmendje historinë e dhimbshme të Somës, e cila në vitin 2014 u përball me katastrofën më të rëndë minerare në historinë e Turqisë.

Më 13 maj 2014, një zjarr në një minierë qymyri në Soma shkaktoi vdekjen e 301 punëtorëve, shumica prej të cilëve humbën jetën si pasojë e helmimit nga monoksidi i karbonit. Tragjedia e vitit 2014 shkaktoi protesta në të gjithë Turqinë dhe solli në qendër të vëmendjes kushtet e punës dhe masat e sigurisë në miniera. Një raport ekspertësh i dorëzuar në zyrën e prokurorit vlerësoi se katastrofa mund të ishte parandaluar dhe evidentoi mangësi serioze në masat për mbrojtjen e punëtorëve.

SHPËRNDAJE

Lexo edhe

BOTA

Me rëndësi

Ndiqni Piranjat kudo.

Investigime, denoncime dhe satirë — zëri që nuk hesht.