Editorial Emisione Investigime Aktualitet Sociale Politikë Kosova Bota Showbiz Lifestyle Sport
TË FUNDIT
“Gimbos i vodhën makinën”/ Selin zbulon incidentin: 24 orët e fundit kanë qenë si serial, pa gjumë dhe nerv... Ryanair ndryshon afatin e check-in nga 10 nëntori, çfarë duhet të kenë parasysh ata që udhëtojnë nga Tirana... Zbulohet skandali në Greqi/ “VIP”-at i shkaktojnë 206 milionë euro dëm shtetit, skema e “perandorit” të nat... “Amerika bëri një hap gjigant prapa në histori”, Trump pas disfatës në zgjedhjet e mesmandatit: Republikanë... Kryeministri britanik letër Kurtit: Kosova të respektojë mandatin e Gjykatës Speciale, si dëshmi e pjekuris... "Liria ka Emër” planifikon peticion dhe grevë për vendimin e Hagës ndaj ish-krerëve të UÇK-së 69 ditë i zhdukur në Oqeanin Paqësor, 86-vjeçari dhe qeni i tij gjenden gjallë 740 kilometra larg bregut Gjermania miraton përgjysmimin e kuotës vjetore të punësimit për Ballkanin Perëndimor Ngjarje e rëndë në Greqi, gjendet në valixhe trupi i pajetë i një gruaje, detajet e para Raporti i Antimafias italiane: Grupet kriminale shqiptare ulen në të njëjtën tryezë me Ndrangheta-n dhe Cos... Tenerife merr përsipër të mbështesë financiarisht vajzën 1-vjeçare të Jesus de Miguel “Irani shtet i dështuar, me 301 përqind inflacion”, Trump: Nëse bisedimet përparojnë, mund ta ndërpresim lu...
BOTA

Tronditëse në Francë, 25-vjeçarja braziliane gjendet e pajetë në bagazhin e një makine

P
Piranjat23 September 2026, 17:03 · 3 min lexim
Tronditëse në Francë, 25-vjeçarja braziliane gjendet e

Franca është tronditur nga një ngjarje e rëndë e zbuluar të hënën, më 21 shtator, në Nice, ku 25-vjeçarja braziliane Larissa Brito, nga Sao Paulo, u gjet e pajetë në rrethana të rënda. Trupi i saj u gjet i fshehur nën disa mbulesa plastike dhe një grumbull rrobash në bagazhin e një makine. Zbulimi u bë gjatë një kontrolli doganor në zonën e Brignoles.

Në automjet ndodhej një 29-vjeçar me origjinë algjeriane, i cili u arrestua nga policia. Sipas hetimeve paraprake, mes tij dhe viktimës kishte pasur më herët një lidhje. Sipas dëshmive të disa mikeshave të Larissës për mediat braziliane, 25-vjeçarja e kishte njohur 29-vjeçarin rreth një vit më parë. Marrëdhënia mes tyre kishte përfunduar pas një episodi dhune, për të cilin burri ishte dënuar me burg.

Pas lirimit nga burgu, ai dyshohet se kishte vijuar ta kërkonte të renë. Mikeshat e saj kanë deklaruar se Larissa ishte e frikësuar nga afrimi i tij. Këto dëshmi pritet të verifikohen nga hetuesit, të cilët po përpiqen të përcaktojnë gjithashtu se ku, kur dhe si ka ndodhur vdekja.

Sipas informacioneve të bëra publike, 29-vjeçari ishte i njohur më herët për autoritetet për shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor dhe çështje të lidhura me trafikun e drogës.Prokuroria po heton ditët e fundit të jetës së Larissa Britos për të rindërtuar rrethanat që çuan në vdekjen e saj. Vëmendja e hetuesve është përqendruar edhe te apartamenti në rue Lenval, ku 25-vjeçarja jetonte në Nice. Sipas një personi të njohur të viktimës, i cili kishte njoftuar policinë për zhdukjen e saj, ai kishte hyrë në banesë dhe e kishte gjetur atë të pastër e të rregullt. Më pas, ai kishte parë një burrë duke dalë nga apartamenti me disa çanta.

Autoritetet franceze po punojnë për të verifikuar të gjitha këto dëshmi dhe për të përcaktuar përgjegjësitë penale.

Në Sao Paulo, familja e Larissës po përballet edhe me vështirësinë e kthimit të trupit të saj në Brazil. Të afërmit kanë nisur një mbledhje fondesh për të përballuar shpenzimet e riatdhesimit.

“Publikoni foton e këtij vrasësi”, janë fjalët e nënës së 25-vjeçares, e cila kërkon publikimin e fotografisë të të arrestuarit.

Hetimet vijojnë për të zbardhur plotësisht rrethanat e vdekjes së të resë braziliane.

SHPËRNDAJE

Lexo edhe

BOTA

Me rëndësi

Ndiqni Piranjat kudo.

Investigime, denoncime dhe satirë — zëri që nuk hesht.