BOTA

Turisti gjerman bie pre e mashtrimit në Napoli/ Kërkoi kokainë, i shitën kripë kuzhine për 40 euro dozën

Piranjat Përditësimi i fundit 25 Tetor 2026, 16:24
Turisti gjerman bie pre e mashtrimit në Napoli/ Kërkoi kokainë, i

Në qendrën historike të Napolit, një turist kërkon kokainë, por në vend të saj i japin një qese me kripë kuzhine. Shitësi i drogës denoncohet për mashtrim. Një 36-vjeçar nga Napoli është denoncuar për mashtrim, pasi i shiti një turisti gjerman kripë kuzhine në vend të kokainës, për 40 euro.

I riu u kap nga karabinierët teksa “shiste drogë”, nëse mund të quhet kështu, në rrugë, në zonën e sheshit Bellini, në zemër të jetës së natës në qendrën historike të Napolit. Me të njëjtën shumë, turisti mund të kishte blerë më shumë se 50 kilogramë kripë të imët.36-vjeçari ra në rrjetën e kontrolleve të karabinierëve, të cilët po zhvillonin një aksion kundër shitjes së lëndëve narkotike në qendrën historike të Napolit, veçanërisht në zonat e frekuentuara nga jeta e natës, ku lëvizin si banorët vendas, ashtu edhe turistët e shumtë.

Aksioni i karabinierëve

Aksioni i karabinierëve të Napolit Qendër u zhvillua në orët e vona të natës. Efektivët patrullonin rrugët me rroba civile, për të mos ngjallur dyshime.

Mes shumë njerëzve që ndodheshin në rrugë, vëmendjen e tyre e tërhoqi një 36-vjeçar, i cili sapo i kishte dorëzuar një turisti gjerman një qese me pluhur të bardhë.I riu futi në xhep paratë dhe vazhdoi të vështronte përreth me kujdes, duke u treguar i dyshimtë.Në atë moment, efektivët iu afruan turistit dhe analizuan përmbajtjen e qeses. Testi për identifikimin e lëndëve narkotike tregoi se substanca e shitur si kokainë ishte në të vërtetë klorur natriumi, pra kripë e zakonshme kuzhine, e përdorur për t’u dhënë shije ushqimeve dhe për ruajtjen e tyre.

Në raftet e supermarketeve, kjo kripë mund të gjendet edhe me çmimin 50 cent për kilogram.Në këtë rast, “doza” e kripës i kushtoi turistit gjerman 40 euro, një çmim dukshëm i tepruar. Sipas përllogaritjeve të hetuesve, me të njëjtën shumë ai mund të kishte blerë rreth 50 kilogramë kripë.

Pas zbulimit të mashtrimit, ndaj 36-vjeçarit u bë kallëzim për veprën penale të mashtrimit.

Gjatë të njëjtit operacion, katër persona të tjerë që kishin konsumuar lëndë narkotike u ndëshkuan me gjoba. Gjithashtu, u vendosën masa administrative për shkelje të Kodit Rrugor dhe u kryen kontrolle në disa subjekte tregtare, katër prej të cilave u gjobitën.

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 6

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 6

Me buzëqeshje e revoltë: Gen Z po e dridh pushtetin e Ramës!

Pa numër identifikimi e me shpërblim në xhep: Policët fshihen nga kamera e Piranjave!

Krah për krah për humanizëm: Aktivistët shpëtojnë jetë e mjekojnë uniformat blu!

Studentët kanë të drejtë!

Arroganca e pushtetit përballë krizës: Studentët i thonë "JO" Edi Ramës!

Pedagogët braktisin auditoret e bashkohen me studentët: Ultimatumi për grevë urie!

Trupi i fëmijës është i shenjtë.

Shoqërime masive e presion në shesh: Ish-policët denoncojnë skandalin e uniformave blu!

"Po t'i thyhej këmba fëmijës tuaj?": Piranjat "gozhdojnë" deputetët!

20-vjeçari rrëfen tmerrin që ndodh pas atyre dyerve.

Hiqe atë gur nga dora!

Si parashikoi Rama 13 vite më parë atë që po bën sot?

Gen Z/ Zëri i revoltës që po dridh pushtetin.

Ju lutem kujdes me veprimet, mos e provokoni policinë! ????

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?