Editorial Emisione Investigime Aktualitet Sociale Politikë Kosova Bota Showbiz Lifestyle Sport
TË FUNDIT
Shqipëria ka mjekë sa 53% e mesatares së BE-së, në raport me popullsinë Horoskopi/ Nga dashuria, puna dhe financat, çfarë parashikojnë yjet për 12 shenjat “Gimbos i vodhën makinën”/ Selin zbulon incidentin: 24 orët e fundit kanë qenë si serial, pa gjumë dhe nerv... Ryanair ndryshon afatin e check-in nga 10 nëntori, çfarë duhet të kenë parasysh ata që udhëtojnë nga Tirana... Zbulohet skandali në Greqi/ “VIP”-at i shkaktojnë 206 milionë euro dëm shtetit, skema e “perandorit” të nat... “Amerika bëri një hap gjigant prapa në histori”, Trump pas disfatës në zgjedhjet e mesmandatit: Republikanë... Kryeministri britanik letër Kurtit: Kosova të respektojë mandatin e Gjykatës Speciale, si dëshmi e pjekuris... "Liria ka Emër” planifikon peticion dhe grevë për vendimin e Hagës ndaj ish-krerëve të UÇK-së 69 ditë i zhdukur në Oqeanin Paqësor, 86-vjeçari dhe qeni i tij gjenden gjallë 740 kilometra larg bregut Gjermania miraton përgjysmimin e kuotës vjetore të punësimit për Ballkanin Perëndimor Ngjarje e rëndë në Greqi, gjendet në valixhe trupi i pajetë i një gruaje, detajet e para Raporti i Antimafias italiane: Grupet kriminale shqiptare ulen në të njëjtën tryezë me Ndrangheta-n dhe Cos...
BOTA

VIDEO/ 92-vjeçari i paralizuar goditet me shkop gome dhe Taser nga policët

P
Piranjat24 September 2026, 19:27 · 2 min lexim
VIDEO/ 92-vjeçari i paralizuar goditet me shkop gome dhe Taser nga

Dy policë që përdorën sprej me piper, shkop gome dhe armë Taser ndaj një 92-vjeçari me një këmbë të amputuar dhe që vuante nga demenca, mund të kenë kontribuar në vdekjen e tij, u tha në një seancë hetimore nga mjeku ligjor.

Donald Burgess ishte ulur në karrigen e tij me rrota kur policët u thirrën në qendrën e kujdesit ku ai jetonte, pasi ai refuzoi të lëshonte një thikë të përshtatur posaçërisht për të. Efektivët ishin thirrur në qendrën e kujdesit “Park Beck”, në Britani, më 21 qershor 2022, pasi Donald kishte goditur me thikë në bark një punonjës.

Pamjet tronditëse nga kamerat e trupit të policëve treguan pensionistin duke bërtitur nga dhimbja, ndërsa efektivi Stephen Smith e spërkati me sprej dhe më pas e goditi disa herë me shkopin e gomës. Brenda pak sekondash, edhe efektivja Rachel Comotto ndërhyri duke përdorur armën Taser ndaj të moshuarit, i cili ende mbante thikën në dorë. I gjithë incidenti zgjati më pak se 90 sekonda.

Familjarët e të moshuarit tani kërkojnë që hetimi për vdekjen e tij të rihapet, pasi dy policët u shpallën të pafajshëm për akuzën e sulmit në gjykatë vitin e kaluar. Gjatë një seance paraprake për hetimin e vdekjes, të zhvilluar në Lewes, avokati i familjes, tha se ishte e nevojshme të hetohej nëse përdorimi i forcës nga policia kishte kontribuar në vdekjen e Donaldit, 22 ditë më vonë.

Ai tha: “Ky është një rast ku një burrë i moshuar dhe jashtëzakonisht i cenueshëm iu nënshtrua një force të konsiderueshme nga policia dhe më vonë vdiq në rrethana në të cilat, pa atë ndërhyrje, nuk do të ndodhej.” Nicholls pretendoi se veprimet e dy efektivëve mund të kenë shkaktuar ‘stres fiziologjik’, i cili mund të ketë pasur një ndikim ‘shkakësor’ në vdekjen e banorit të qendrës së kujdesit. /PiranjatNews/

 

 

SHPËRNDAJE

Lexo edhe

BOTA

Me rëndësi

Ndiqni Piranjat kudo.

Investigime, denoncime dhe satirë — zëri që nuk hesht.