Editorial Emisione Investigime Aktualitet Sociale Politikë Kosova Bota Showbiz Lifestyle Sport
TË FUNDIT
Skandali në Postën e Durrësit/ Jo vetëm pensionet, dyshohet se u vodhën edhe pagesat e qytetarëve për Kadas... Pse kryeministri kanadez shkoi në Kinë dhe nuk mori pjesë në bisedimet e sotme për Ukrainën? Haaland i jashtëzakonshëm, arrin 68 gola sa Mbappe por me 47 ndeshje me pak Arrestohet në Shkodër 45-vjeçari i shpallur në kërkim nga Italia, pritet ekstradimi “Lulet vyshken, por dashuria mbetet gjithmonë”, Brikena Selmanaj merr dhuratën e veçantë, mesazhi i saj ngr... Rënie historike e euros, monedha europiane zbret nën 90 lekë për herë të parë U gjet në trupin e një viktime të Titanikut, ora pritet të shitet për një shumë marramendëse Kandidati i Listës Studentore zgjidhet kryetar i Kuvendit të Serbisë Kurti: Drafti i parë i Ligjit për Specialen dorëzohet javën e ardhshme nga grupi i ekspertëve Buxheti 2027/ Tedi Blushi: Antisocial dhe mashtrues, pensionistëve u duhet një shekull për të arritur pensi... Shtrenjtim deri në 4-fish! ERRU miraton çmimet e reja të ujit sipas fashave, preken familjarë dhe biznese SHBA po ndryshon kurs ndaj Kinës! Pse Donald Trump mund të jetë 'miku i fundit amerikan' i Xi Jinping-ut?
AKTUALITET

Bulmeti me pak qumësht dhe proteina të shtuara, ekspertët ngrenë shqetësime për sigurinë

P
Piranjat19 November 2026, 16:40 · 3 min lexim
Bulmeti me pak qumësht dhe proteina të shtuara, ekspertët

Nënproduktet e qumështit, si djathi, gjiza, salca e kosit, që shiten në marketet e vendit tonë, nuk përgatiten vetëm me qumësht, por prodhimi i tyre mbështetet edhe nga shtesat ushqimore, ato që quhen aditivë. Nga viti 2025 e deri në tetor të vitit 2026, baxhot dhe fabrikat e qumështit kanë përdorur afërsisht 1 milion kg aditivë të llojit: proteinë, kazeinë, Lactomin 35, VPC 35, Rileprot 4A, Textion, Progek 800.

“Futja e koncentrateve proteinike me origjinë të qumështit, qofshin edhe kazeinat, bëhet më shpesh për nënproduktet që do të prodhohen në procesin e përpunimit të qumështit”, tha Lumturi Papa-pedagoge UBT.

Sipas AKU-së, këto shtesa janë përdorur në 12 subjekte, të cilat e kanë të deklaruar edhe në etiketën e produktit, por, nga ana tjetër, AKU-ja nuk konfirmon sasinë e aditivëve ushqimorë që është hedhur në qumësht apo djathë.

Këtu lind dyshimi se proteinat e qumështit mund të jenë përdorur edhe në subjekte të tjera që nuk deklarojnë prodhimin e bulmetit me shtesa ushqimore, ku tregtarët e qumështit, për të ulur kostot e prodhimit e për të rritur fitimin e tyre, shtojnë proteina me origjinë të ndryshme. 
 
“Për shembull, për djathin përdoren për të rritur konsistencën e djathit, futen tek kosi për të rritur viskozitetin e kosit, që të mos ndahet në nivel, ose futen në qumësht për të përmirësuar nivelin e qumështit”, u shpreh ajo.

Sa më shumë kazeinë të jashtme, aq më pak qumësht duhet për fabrikat për të prodhuar djathin apo salcën e kosit.

“Rrezja është sasia e qumështit që duhet për të prodhuar 1 kg djathë. Rrezja varet gjithmonë nga përbërja e kazeinës. Kazeina është produkt ose përbërës i proteinës së qumështit. Sa më e lartë të jetë përmbajtja e kazeinës, aq më e mirë është rrezja e kthimit të qumështit në djathë. Kjo është në interes të industrisë, pasi përdor më pak qumësht për 1 kg djathë të prodhuar”.

Ekspertja e nënprodukteve të qumështit, Lumturi Papa, thotë se përdorimi i 1 milion kg proteinave dhe mungesa e gjurmueshmërisë vënë në rrezik sigurinë ushqimore.

“Nuk gjejmë asnjë produkt blegtoral ku të etiketohet nga cila zonë ka ardhur dhe me çfarë sistemi janë mbajtur kafshët. Për sa kohë nuk kemi gjurmueshmëri, pikëpyetjet janë të shumta nëse janë të sigurta apo jo”.

SHPËRNDAJE

Lexo edhe

AKTUALITET

Me rëndësi

Ndiqni Piranjat kudo.

Investigime, denoncime dhe satirë — zëri që nuk hesht.