Editorial Emisione Investigime Aktualitet Sociale Politikë Kosova Bota Showbiz Lifestyle Sport
TË FUNDIT
Tensione para Kryeministrisë/ Protestuesit shkulin gurët e trotuarit dhe i hedhin drejt policisë Gjakftohtë/ Jetoi prej vitesh në Greqi si ‘fantazmë’, si u zbulua shqiptari i akuzuar për katër vrasje ... Zhdukja e përkthyeses kineze me pasaportë shqiptare/ Kasaforta me 100 mijë euro dhe hetimet në Shqipëri 'Vetëm prokurorët nuk zbresin në terren'/ Gazetari plas skandalin: Dyshime se punonjësit e AMP janë në prot... “Ushtarët” e rinj të Klodian Lekocajt dalin para gjykatës: Sulmova me molotov dyqanin për 1 mijë euro ... Protestë prej disa orësh para Ministrisë së Arsimit, nis marshimi drejt Kryeministrisë 25 vite punë, pa paga dhe pa sigurime/ 50 punonjësit e NEFER në Shkodër kërkojnë drejtësi Aksident me pasojë vdekjen në një minierë në Martanesh Lule, premtime dhe dhunë! Historia e Anxhelës, nga dashuria e adoleshencës te medikamentet e fshehura në pi... Nuk e lejuan të bënte grafi për këmbën e thyer, rëndohet situata shëndetësore e Veliajt Aksident në autostradën Rrogozhinë-Lushnjë, furgoni përplaset me dy automjete Fëmijët e një kopshti në Vlorë përfundojnë në pediatri, dyshohet se janë helmuar, deri më tani 7 raste në s...
POLITIKE

Bushati: Përplasja Rama-Veliaj bëhet për paratë dhe kontrollin e Bashkisë së Tiranës

Gazetari Andi Bushati, i ftuar në edicionin ‘Ora 19’ në SYRI TV, me moderatoren Armela Ferko, komentoi përplasjen mes Edi Ramës dhe Erion Veliajt, duke e lidhur atë me interesat financiare dhe kontrollin mbi...

P
Piranjat 6 November 2026, 20:20 · 3 min lexim
Bushati: Përplasja Rama-Veliaj bëhet për paratë dhe

Gazetari Andi Bushati, komentoi përplasjen mes Edi Ramës dhe Erion Veliajt, duke e lidhur atë me interesat financiare dhe kontrollin mbi Bashkinë e Tiranës.

Sipas Bushatit, mesazhet që përcillen nga palët në këtë konflikt tregojnë se përplasja nuk lidhet me parime politike, por me interesat financiare që burojnë nga administrimi i bashkisë.

Bushati u ndal edhe te shpenzimet e Erion Veliajt për mbrojtjen ligjore dhe lobimin jashtë vendit. 

Sipas tij, Veliaj kërkon të ruajë kontrollin mbi Bashkinë e Tiranës për të pasur në dispozicion tenderat, fondet dhe shpërndarjen e favoreve. Nga ana tjetër, Bushati argumentoi se Edi Rama ka interes të kontrollojë të njëjtat burime, në funksion të zgjedhjeve dhe mbështetjes për pasardhësin e Veliajt.

‘Nga ana tjetër po të kapim thjesht konfliktin Rama-Veliaj, pse bëhet konflikti Rama-Veliaj? Nga mesazhet e koduara që vijnë përmes palëve ne kuptojmë një gjë... ëëë, një gjë që në fakt e dinim. Nuk ka rilindas që ka safkën për parime. Ka rilindas që gjithmonë ka safkën për para. Dhe këtu thesari ku shtyhen tërë ato është bashkia e Tiranës.

Në këtë, në këtë kuptim ne e dimë, Veliaj  nuk është një i burgosur i zakonshëm. Është një i burgosur që deri para gjashtë a shtatë muajsh nga hetimi që bëri BIRN-i, dolën që kishte paguar, atëherë kjo shifër duhet të jetë rritur, gjysmë milionë dollari vetëm lobim në Amerikë.

Paguan avokatë, paguan lobingje, paguan në mediat e huaja për t'i bërë jehonë shkrimit të tij, dhe kjo ka një kosto. Dhe sipas zakonit të vjetër të Rilindjes, koston t'i paguajnë institucioni nga paratë që merren nga qytetarët.

Për këtë i duhet Veliajt bashkia dhe prandaj ai është kacavjerrë pas kolltukut të kryetarit të bashkisë. Prandaj ai riktheu gjithë njerëzit e tij për të kontrolluar tenderat, gjithë fondet, gjithë qokat që bën bashkia. Nga ana tjetër, Rama është gjashtë muaj para zgjedhjeve.

Bashkia ka gati 8000 a ca 9000 punonjës, kjo armatë i duhet për vete. Këto tendera, këto qoka, këto ndere që bën bashkia i duhen për pasardhësin e Veliajt që t'i vënë në punë që tani në mënyrë që të manipulojë zgjedhjet.

Kështu që hiq anën e parë që thamë pra që Rama po sillet si diktator, arsyeja pse po sillet si diktator është arsyeja e përhershme që kemi parë, Rilindas që vjedhin për para.’, u shpreh Andi Bushati në SYRI TV.

 

 

SHPËRNDAJE

Lexo edhe

POLITIKE

Me rëndësi

Ndiqni Piranjat kudo.

Investigime, denoncime dhe satirë — zëri që nuk hesht.